Ish-anëtarja e KOSTT-it, Gashi: Mendoj që 80% e energjisë është blerë nga Serbia gjatë 2021-2026

Ish-anëtarja e KOSTT-it, Gashi: Mendoj që 80% e energjisë është blerë nga Serbia gjatë 2021-2026

Ish-anëtarja e KOSTT-it, Gashi: Mendoj që 80% e energjisë është blerë nga Serbia gjatë 2021-2026

Ajrina Gashi, ish-anëtare e Bordit të KOSTT-it, njëherësh anëtare e Aleancës, ka thënë se gjatë viteve të fundit, shteti ka blerë pothuajse vazhdimisht energji elektrike nga Serbia.

Sponsor 3M Express

Në Rubikon të Klan Kosova, ajo theksoi se bëhet fjalë për vitet 2021-2026.

“Unë mendoj që 80% e energjisë së importuar, prej 1 miliard e 84 milionë euro, është blerë në Serbi. Po flasim për vitet 2021-2026”, deklaroi Gashi në emision, raporton Klankosova.tv.

Ajo përmendi edhe vizitat e kryeministrit Albin Kurti në Greqi, teksa tha se në një rast, ai kishte vizituar edhe një kompani që merret me tregtimin e energjisë elektrike, me emrin “Gek Terna”.

“Gjithmonë pozita ka thënë se na nuk blejna energji as prej Greqisë e as prej Serbisë, ndërsa kryeministri veçse është takuar me ta. Një ditë, në pasqyrat financiare të tregtarëve që e furnizojnë KESCO-n, e shoh që njëra prej kompanive i kishte borxh GEK-TERNA të Maqedonisë. Kur hyn me bo lidhjen, Terna në Maqedoni blen energji prej Terna-s në Serbi. Kjo kompani i kishte borxh rreth 33 milionë euro”.

“Tash bëhet lidhja, e sheh qysh ka rrjedh energjia elektrike, e sheh që vetë Maqedonia importon në kohën e pikut, as ata vetë nuk kanë energji të mjaftueshme për vete, e po të shet ty”, deklaroi më tej anëtarja e Aleancës, Ajrina Gashi.

Ndiqeni pjesën e debatit:

Lexo edhe

Vodhi një “Golf 2”, arrestohet ​19-vjeçari në Shtime

Vodhi një “Golf 2”, arrestohet ​19-vjeçari në Shtime

Shiroka Pula: Mbrojtja e grave kërkon përgjegjësi të përbashkët

Shiroka Pula: Mbrojtja e grave kërkon përgjegjësi të përbashkët

Një person ekstradohet nga Belgjika në Kosovë, kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar

Një person ekstradohet nga Belgjika në Kosovë, kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar