Williams reagon për interesimin e PSG-së, ylli spanjoll flet për të ardhmen e tij

Williams reagon për interesimin e PSG-së, ylli spanjoll flet për të ardhmen e tij

Williams reagon për interesimin e PSG-së, ylli spanjoll flet për të ardhmen e tij

Sulmuesi i krahut të Athletic Bilbaos, Nico Williams, ka komentuar për herë të parë raportimet që e lidhin me një transferim të mundshëm te Paris Saint-Germaini gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sponsor 3M Express

Reprezentuesi i Spanjës ishte protagonisti kryesor në fitoren dramatike të Athletic Bilbaos ndaj Malagas me rezultat 4-3, ku realizoi një gol dhe regjistroi një asistim, duke u shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes.

Pas përfundimit të takimit, Williams u pyet për zërat që e lidhin me kampionin francez, por preferoi të mos jepte një përgjigje të qartë rreth së ardhmes së tij.

“Nuk kam asnjë ide se çfarë po ndodh rreth meje. Jam i përqendruar te ndeshjet dhe skuadra. Dua të vazhdoj të përmirësohem, të fitoj më shumë besim dhe ta ndihmoj ekipin të fitojë”, deklaroi Williams.

24-vjeçari foli edhe për paraqitjen e skuadrës ndaj Malagas, duke pranuar se Athletic Bilbao e humbi kontrollin e ndeshjes pas një pjese të parë shumë të mirë, duke i dhënë kundërshtarit mundësi për të rrezikuar epërsinë.

Williams ka kontratë me Athletic Bilbaon deri në qershor të vitit 2035, ndërsa klauzola e tij e largimit raportohet të jetë afër 90 milionë eurove.

Interesimi i PSG-së mbetet një nga temat që pritet të përcjellë afatin kalimtar të janarit, megjithëse vetë futbollisti nuk ka dhënë asnjë sinjal konkret për një largim të mundshëm nga klubi bask. /Telegrafi/

Lexo edhe

Furgoni përfundon jashtë rrugës në magjistralen Prishtinë–Podujevë

Furgoni përfundon jashtë rrugës në magjistralen Prishtinë–Podujevë

Arrestohet një burrë në Gjakovë, dyshohet se kanosi policët gjatë intervistimit në spital

Arrestohet një burrë në Gjakovë, dyshohet se kanosi policët gjatë intervistimit në spital

Bora vështirëson qarkullimin në rrugën Prishtinë- Pejë, kjo ishte gjendja e saj mbrëmë (VIDEO)

Bora vështirëson qarkullimin në rrugën Prishtinë- Pejë, kjo ishte gjendja e saj mbrëmë (VIDEO)