Ekskluzive | Suedezi kapet me kokainë në orët e para të mëngjesit në Prishtinë – ndalohet për 48 orë

Një shtetas i Suedisë ka përfunduar në ndalim policor, pasi gjatë një kontrolli në orët e para të mëngjesit në Prishtinë, zyrtarët policorë i kanë gjetur një sasi të substancës së dyshuar narkotike të llojit kokainë, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se personi i arrestuar është Jan Cornelius Clark Erik Dahlgren, rreth 28 vjeç, shtetas i Suedisë.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën, më 28 nëntor, rreth orës 02:00 të mëngjesit, në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, ku një njësi policore kishte ndaluar 28-vjeçarin për kontroll.

Gjatë kontrollit, policët i kishin gjetur një sasi të vogël të substancës së dyshuar narkotike të llojit kokainë, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Pas këtij zbulimi, shtetasi suedez është shoqëruar në Stacionin Policor Veriu në Prishtinë, ku është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, Dahlgren është ndaluar për 48 orë.

Ndaj tij janë iniciuar hetimet për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve”.

Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

KFOR: Mbetemi të përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë

KFOR: Mbetemi të përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë

Gjykata ndërkombëtare rrëzon kërkesën e Argjentinës për ndalimin e kërkimeve të naftës pranë Ishujve Falkland

Gjykata ndërkombëtare rrëzon kërkesën e Argjentinës për ndalimin e kërkimeve të naftës pranë Ishujve Falkland

NP “Rrugët e Maqedonisë”: Ekipet janë në terren, të gjitha rrugët janë të kalueshme

NP “Rrugët e Maqedonisë”: Ekipet janë në terren, të gjitha rrugët janë të kalueshme