VV’ja thirrje Prokurorisë që të hetojë Ramën për shpenzimin e dy milionëve të BERZH-it jashtë destinimit

Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë i ka bërë thirrje Prokurorisë që të hetojë kryetarin e kryeqytetit, Përparim Rama, dhe zyrtarëve të tjerë komunalë lidhur me shpenzimin e 2.18 milionë eurove nga kredia e BERZH-it për projekte që nuk ishin paraparë në marrëveshjen e financimit.

Sponsor 3M Express

Gjetjet e Zyrës Kombëtare të Auditimit kanë evidentuar se Komuna e Prishtinës ka shpenzuar 2,180,417 euro nga këto fonde jashtë destinimit për të cilin ishin ndarë, shkruan Insajderi.

Këto mjete ishin dedikuar për përmirësimin e efiçiencës së energjisë në ndërtesat publike, shkolla dhe çerdhe, përfshirë rregullimin e sistemeve të ngrohjes, izolimin termik dhe ndërrimin e dyerve e dritareve.

Në reagimin e tyre, VV-ja e ka lidhur shpenzimin e këtyre fondeve me mungesën e ngrohjes në disa shkolla të kryeqytetit, ku, sipas tyre, nxënësit dhe mësimdhënësit po përballen me kushte të papërshtatshme për zhvillimin e mësimit.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! kërkon përgjegjësi institucionale dhe ligjore për ridestinimin e njëanshëm të këtyre mjeteve. Organet kompetente duhet të hetojnë vendimmarrjen, autorizimin e pagesave dhe përgjegjësinë e zyrtarëve të përfshirë”, thuhet ndër të tjera në reagimin e tyre. /Insajderi.org/

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Britania arreston një pjesëtar të lartë të Ushtrisë së SHBA

Britania arreston një pjesëtar të lartë të Ushtrisë së SHBA

Hegseth e quan “sabotim” përpjekjen për shkarkimin e tij

Hegseth e quan “sabotim” përpjekjen për shkarkimin e tij

Një xhaketë që përshtatet me shumë stile: Praktike, elegante dhe e lehtë për t’u kombinuar

Një xhaketë që përshtatet me shumë stile: Praktike, elegante dhe e lehtë për t’u kombinuar