VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.

Sponsor 3M Express

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Arbërie Nagavci, tha se mbledhja po mbahet në një moment të rëndësishëm politik, pas përmbylljes së procesit të konstituimit të institucioneve të Kosovës.

“Mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje po mbahet në një moment të rëndësishëm, kur kemi përmbyllur me sukses procesin e konstituimit të institucioneve të Kosovës, Kuvendit, Qeverisë dhe zgjedhjen e presidentes”, ka deklaruar Nagavci, transmeton Klankosova.tv.

Ajo theksoi se, pavarësisht këtyre zhvillimeve, Kosova vazhdon të përballet me sfida serioze, duke përmendur edhe rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

“Vazhdojmë të përballemi me sfida serioze, siç është rasti tragjik i vrasjes së Arlinda Zekajt, krim që kërkon veprime urgjente e serioze institucionale”, u shpreh ajo.

Nagavci kërkoi gjithashtu angazhim institucional për adresimin e çdo veprimi apo mosveprimi dhe angazhim të gjithë shoqërisë për ndryshimin e gjendjes.

“Nevojitet angazhim për adresimin e çdo veprimi apo mosveprimi institucional dhe angazhim gjithëshoqëror deri në ndryshimin e plotë të kësaj gjendjeje”, ka thënë Nagavci./Klankosova.tv

Lexo edhe

Juve kërkon anëtarin e Man.City

Juve kërkon anëtarin e Man.City

Tahiri: Me këtë qeveri, Kosova ta harrojë integrimin dhe anëtarësimin në BE

Tahiri: Me këtë qeveri, Kosova ta harrojë integrimin dhe anëtarësimin në BE

Sheqeri në gjak në mëngjes: Cilat vlera janë normale dhe çfarë ndodh nëse keni ngrënë para analizës?

Sheqeri në gjak në mëngjes: Cilat vlera janë normale dhe çfarë ndodh nëse keni ngrënë para analizës?

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt | Momenti