Vrasja e trefishtë në Gllogjan, vëllai i të miturit: Ne e dimë kush e bëri, fjalën tonë e mbajtëm, tash është radha…

Përmes një postimi në Facebook, Brikend Hamzaj, vëllai i Ledion Hamzës, njërit prej tre viktimave të vrasjes së trefishtë në Gllogjan të Deçanit, ka kërkuar drejtësi dhe zbardhjen e plotë të rastit.

Sponsor 3M Express

Duke shprehur pakënaqësi ndaj heshtjes dhe mungesës së drejtësisë, ai ka thënë se familja e di mirë se kush qëndron pas vrasjes së vëllait të tij.

“Ti pusho në paqe, vëllau im. Vallja jote nuk ka mbaruar. Ne, si familje, e dimë shumë mirë se kush ta ndali vallen. E dimë të vërtetën dhe e dimë kush ta mori jetën“, ka shkruar Hamzaj.

Sipas tij, familja e ka mbajtur fjalën e dhënë, ndaj tashmë pritet që institucionet e drejtësisë dhe shteti të bëjnë pjesën e tyre duke i ndëshkuar përgjegjësit sipas ligjit.

“Ne, si familje, i kemi dhënë fjalën shtetit të Kosovës se do të presim deri në fund, deri sa të rrahet çekiçi i fundit i drejtësisë. Kemi duruar, kemi pritur dhe kemi respektuar ligjin, edhe pse dhimbja jonë nuk ka pushuar asnjë ditë. Ne fjalën tonë e kemi mbajtur.  Tani është radha e shtetit ta mbajë fjalën e vet. Kërkojmë drejtësi. Kërkojmë që e vërteta të dalë në dritë dhe ata që janë përgjegjës të marrin dënimin që meritojnë, sipas ligjit.”, shkruan vëllau.

Gjykata Themelore në Pejë, në aktgjykimin e 23 tetorit të këtij viti kishte marrë vendim për shpalljen të pafajshëm të tre anëtarëve të familjes, Kastriot, Kreshnik dhe Halil Mehmetaj, të cilët u gjykuan për pesë vjet lidhur me vrasjen e trefishtë në Gllogjan.

Procesi gjyqësor lidhej me ngjarjen tragjike të 26 nëntorit 2021, kur një autobus që po udhëtonte në Gllogjan u qëllua me armë zjarri, teksa si pasojë e të shtënave mbetën të vrarë shoferi i autobusit, Gani Gjokaj, dhe dy nxënës Ledion Hamzaj dhe Genta Mustafaj.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

VIDEO/Përleshje mes policisë dhe tifozëve, Ndërpritet ndeshja Besiktas – Hapoel Beer Sheva

VIDEO/Përleshje mes policisë dhe tifozëve, Ndërpritet ndeshja Besiktas – Hapoel Beer Sheva

Zbulohet klauzola sekrete në kontratën e Xhakës, Sunderlandi mori një vendim që nuk e bëri publik

Zbulohet klauzola sekrete në kontratën e Xhakës, Sunderlandi mori një vendim që nuk e bëri publik

Një hekur nga punishtja godet veturën në magjistralen Prizren–Suharekë, qytetari dërgon pamje në Sinjal dhe alarmon për rrezikun që vazhdon

Një hekur nga punishtja godet veturën në magjistralen Prizren–Suharekë, qytetari dërgon pamje në Sinjal dhe alarmon për rrezikun që vazhdon