Njëri nga të arrestuarit për rastin e Arlinda Zekajt shprehet i penduar në gjykatë, kërkon falje

Njëri nga të arrestuarit për rastin e Arlinda Zekajt shprehet i penduar në gjykatë, kërkon falje

Njëri nga të arrestuarit për rastin e Arlinda Zekajt shprehet i penduar në gjykatë, kërkon falje

Nga seanca gjyqësore e 25 tetorit 2026 për vrasjen e Arlinda Zekajt janë bërë të ditura detaje të reja.

Sponsor 3M Express

IndeksOnline raporton se i dyshuari Metë Pepaj ka kërkuar falje para gjyqtarit të procedures paraprake. Ai ka pretenduar se nuk ka qenë i informuar për atë që kishte ndodhur, pra se Zekaj ishte vrarë, dhe se atë e kishte bërë Albert Sylejmani, të cilit i kishte ndihmuar që të arratisje.

“Nuk e kam ditur se po ta dija, nuk do ta ndihmoja. Kërkoj falje ….”, raportohet të këtë deklaruar ai.

Pepaj dyshohet se pas vrasjes e ka ndihmuar Sylajn t’i ikte organeve të rendit, duke e marrë me automjetin e tij të tipit “Golf 6” dhe duke e transportuar deri në fshatin Bec.

Sipas dyshimeve, ky veprim ishte bërë me qëllim që Sylaj të largohej nga vendi ku mund të lokalizohej dhe arrestohej nga policia.

Për këto veprime, Pepaj dyshohet për veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”, nga neni 380, paragrafi 3, i Kodit Penal.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

VIDEO/Përleshje mes policisë dhe tifozëve, Ndërpritet ndeshja Besiktas – Hapoel Beer Sheva

VIDEO/Përleshje mes policisë dhe tifozëve, Ndërpritet ndeshja Besiktas – Hapoel Beer Sheva

Zbulohet klauzola sekrete në kontratën e Xhakës, Sunderlandi mori një vendim që nuk e bëri publik

Zbulohet klauzola sekrete në kontratën e Xhakës, Sunderlandi mori një vendim që nuk e bëri publik

Një hekur nga punishtja godet veturën në magjistralen Prizren–Suharekë, qytetari dërgon pamje në Sinjal dhe alarmon për rrezikun që vazhdon

Një hekur nga punishtja godet veturën në magjistralen Prizren–Suharekë, qytetari dërgon pamje në Sinjal dhe alarmon për rrezikun që vazhdon