Vrasja e Arlinda Zekajt, Komisioni Hetimor interviston sot tre zyrtarë institucionalë

Vrasja e Arlinda Zekajt, Komisioni Hetimor interviston sot tre zyrtarë institucionalë

Vrasja e Arlinda Zekajt, Komisioni Hetimor interviston sot tre zyrtarë institucionalë

Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj grave dhe fëmijëve në familje do të intervistojë sot tre zyrtarë institucionalë.

Sponsor 3M Express

Sipas agjendës së Kuvendit të Kosovës, para Komisionit do të paraqiten Albulena Mujaj–Bajraktaraj, drejtoreshë e Drejtorisë për Mirëqenie Sociale në Komunën e Pejës, dhe Samka Drançolli, zyrtare për Barazi Gjinore në këtë komunë.

Po ashtu, për intervistim është ftuar edhe Blerim Shabani, drejtor i Departamentit në Ministrinë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare.

Mbledhja është paraparë të fillojë në orën 09:00, në sallën N-10 të Kuvendit të Kosovës.

Komisioni Hetimor Parlamentar ka për objekt shqyrtimin e veprimeve dhe mosveprimeve të institucioneve në lidhje me vrasjen e Arlinda Zekajt, si dhe trajtimin institucional të rasteve të dhunës ndaj grave dhe fëmijëve në familje.

Lexo edhe

Ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë në disa fshatra të Prizrenit, shkak erërat e forta

Ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë në disa fshatra të Prizrenit, shkak erërat e forta

Si filloi shoqëria jonë t’i adhurojë të padijshmit

Si filloi shoqëria jonë t’i adhurojë të padijshmit

Rrëzohet shtylla elektrike në Dardhishtë, bllokohet qarkullimi në rrugën “Jusuf Shalaku”

Rrëzohet shtylla elektrike në Dardhishtë, bllokohet qarkullimi në rrugën “Jusuf Shalaku”