Dafina Muçaj, zyrtare për Shëndetësi në UNICEF, ka prezantuar në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova disa nga të gjeturat e një vlerësimi gjithëpërfshirës për mënyrën e ushqyerjes në shkollat e Kosovës.

“…Sot po prezantojmë për herë të parë në Kosovë një vlerësim gjithëpërfshirës të mjedisit të ushqyerjes në shkolla. Në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik, poashtu institucionet e tjera, Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Arsimit, ky hulumtim ka zgjatur pothuajse 1 vit tashmë, ka përfshirë 59 shkolla dhe rreth 1800 nxënës…” – tha mes tjerash ajo.
Një nga të gjeturat më shqetësuese të raportit është se 96 për qind e nxënësve kanë deklaruar se gjatë 24 orëve të fundit kanë konsumuar të paktën një produkt jo të shëndetshëm.
“… Janë disa të dhëna shqetësuese që kanë dalë nga ky raport. E para është që pothuajse 96% e nxënësve kanë deklaruar se në 24 orët e fundit kanë konsumuar një nga ushqimet jo të shëndetshme si psh pije të gazuara, ushqime të ëmbla apo të tjera…” – deklaroi Muçaj.
Për më shumë detaje nga ky hulumtim, ndiqeni videon e mëposhtme:





