Vrasja e Arlinda Zekajt, gjykata në Pejë cakton masën e paraburgimit ndaj ish-vjehrrës, ish-kunatit dhe dy të pandehurve

Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër të pandehurve, Nurije Sylaj, Driton Sylaj, Gëzim Bobi dhe Metë Pepaj, të dyshuar për vepra penale që lidhen me rastin e vrasjes së rëndë të Arlinda Zekajt.

Sponsor 3M Express

Gjyqtari i procedurës paraprake, Sami Sharaxhiu, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurve N.S. dhe D.S., për shkak të dyshimit për veprën penale “Ndihma në kryerjen e veprës penale Vrasja e rëndë”, nga neni 173, paragrafi 1, pikat 1.3 dhe 1.4, lidhur me nenin 33 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), ndërsa ndaj të pandehurve M.P. dhe G.B., për veprën penale “Dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprës penale”, nga neni 380, paragrafi 3, i KPRK-së.

Masa e paraburgimit ndaj të pandehurve N.S. dhe D.S. llogaritet nga data 24.11.2026, në ora 09:30, deri me datë 24.12.2026, ndërsa ndaj të pandehurve M.P. dhe G.B. nga data 24.11.2026, në ora 10:00, deri me datë 24.12.2026.

Kundër këtij aktvendimi, palët kanë të drejtë ankese brenda dyzetetetë (48) orëve nga momenti i pranimit të aktvendimit.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

“Rusia kërkon më shumë se Ukrainën”, paralajmëron kancelari gjerman Merz

“Rusia kërkon më shumë se Ukrainën”, paralajmëron kancelari gjerman Merz

Alpinisti gjerman përballet me erëra të forta teksa kalonte një urë të varur në Kili

Alpinisti gjerman përballet me erëra të forta teksa kalonte një urë të varur në Kili

Dy shqiptarë arrestohen nën dyshimin se tentuan të grabisin rezidencën e Princit William dhe Princeshës Kate

Dy shqiptarë arrestohen nën dyshimin se tentuan të grabisin rezidencën e Princit William dhe Princeshës Kate