“Ju nuk keni fytyrë”, “hajde jashtë” – debati në Mitrovicë eskalon në përplasje fizike

“Ju nuk keni fytyrë”, “hajde jashtë” – debati në Mitrovicë eskalon në përplasje fizike

“Ju nuk keni fytyrë”, “hajde jashtë” – debati në Mitrovicë eskalon në përplasje fizike

Debati për mosfinancimin e klubeve sportive në Komunën e Mitrovicës së Jugut ka eskaluar në përplasje fizike mes drejtorit të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS), Gazmend Asllani, dhe asamblistit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Berisha.

Sponsor 3M Express

Përplasja verbale nisi gjatë diskutimit, kur drejtori Asllani iu drejtua shefit të grupit të asamblistëve të PDK-së, Shkëlqim Ibrahimi, me fjalët “ju nuk keni fytyrë”.

Pas kësaj, asamblisti Artan Berisha reagoi duke e pyetur “kush nuk ka fytyrë”, ndërsa Asllani iu drejtua atij me fjalët “hajde jashtë”.

Më pas, asamblisti i PDK-së doli nga salla, ndërsa në korridorin e Kuvendit Komunal pati përplasje fizike mes asamblistit Artan Berisha dhe shoferit të kryetarit të Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, Mon Neziri.

Si pasojë e tensioneve, seanca e Kuvendit Komunal, e cila ishte thirrur të mbahej në mbledhje të rregullt, është ndërprerë për të vazhduar pas një ore, raporton KosovaPress.

Lexo edhe

Kush janë dy shqiptarët që grabitën shtëpinë e Princit William dhe Kate Middleton, zbulohen çfarë vodhën

Kush janë dy shqiptarët që grabitën shtëpinë e Princit William dhe Kate Middleton, zbulohen çfarë vodhën

Edhe pse e di që ka të dashur, Kledja nuk ia ndan sytë Bejtës

Edhe pse e di që ka të dashur, Kledja nuk ia ndan sytë Bejtës

Babai dhe djali në burg pasi kontrabanduan mbi 50 kilogramë kanabis

Babai dhe djali në burg pasi kontrabanduan mbi 50 kilogramë kanabis