Voziste me 194 km/h në autostradën Gostivar – Tetovë, ndalohet shoferi

Voziste me 194 km/h në autostradën Gostivar – Tetovë, ndalohet shoferi

Voziste me 194 km/h në autostradën Gostivar – Tetovë, ndalohet shoferi

Njësia Mobile e MPB-së, me automjet policor ‘gjurmues’, zbuloi një shofer që drejtonte një “Rolls-Royce” me shpejtësi prej 194 km/h në autostradën Gostivar – Tetovë.

Sponsor 3M Express

“Sot (23.10.2026), në orën 12:05, në autostradën Gostivar – Tetovë, nëpunës policorë nga Njësia Mobile për Sigurinë e Trafikut Rrugor pranë Sektorit për Çështje të Trafikut, me një automjet të posaçëm policor – gjurmues, regjistruan një automjet udhëtarësh të markës “Rolls-Royce”, me targa të Tetovës, i cili lëvizte me shpejtësi prej 194 kilometrash në orë, në një segment rrugor ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 kilometra në orë.

Shoferi B.M. (44) nga Gostivari është privuar nga liria për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit”, të parashikuar në nenin 297-a të Kodit Penal. Janë ndërmarrë masat dhe aktivitetet përkatëse, ndërsa ndaj tij do të iniciohet procedurë përkatëse në përputhje me ligjin.

Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon kontrollet e shtuara të trafikut në të gjithë territorin e shtetit, përfshirë edhe përdorimin e automjeteve të posaçme policore – gjurmuesve, me qëllim zbulimin dhe sanksionimin në kohë të shoferëve të papërgjegjshëm, përmirësimin e sigurisë rrugore dhe mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të të gjithë pjesëmarrësve në trafik.

Mosrespektimi i kufizimeve të shpejtësisë përbën një nga faktorët kryesorë për shkaktimin e aksidenteve të trafikut, të cilat jo rrallëherë kanë pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin e njerëzve, si dhe për pronën./Telegrafi/

Lexo edhe

Misteri i 1 milion eurove të fshehura në Mercedes në Merdarë, 33-vjeçari që pretendon se paratë janë të tij – përfundon në prangat e Speciales

Misteri i 1 milion eurove të fshehura në Mercedes në Merdarë, 33-vjeçari që pretendon se paratë janë të tij – përfundon në prangat e Speciales

Ekskluzive | Ky është 33-vjeçar që pretendon se janë të tijat 1 milion eurot e gjetura të fshehura në furgon në Merdarë – përfundon prapa grilave

Ekskluzive | Ky është 33-vjeçar që pretendon se janë të tijat 1 milion eurot e gjetura të fshehura në furgon në Merdarë – përfundon prapa grilave

Kur duhet ta ujitni për herë të fundit barin para dimrit? Një shenjë ju tregon momentin e duhur

Kur duhet ta ujitni për herë të fundit barin para dimrit? Një shenjë ju tregon momentin e duhur