Von der Leyen: Të gjitha shtetet e BE-së duhet të kontribuojnë në kredinë 45-miliardëshe për Ukrainën

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është pyetur se cilat qeveri do të marrin pjesë në kredinë për Ukrainën, duke pasur parasysh se të paktën katër shtete – Bullgaria, Çekia, Hungaria dhe Sllovakia – kanë sinjalizuar se nuk dëshirojnë të përfshihen në këtë nismë.

Sponsor 3M Express

Sipas saj, këtë herë të gjitha shtetet duhet të kontribuojnë, pasi çështja lidhet drejtpërdrejt me buxhetin e Bashkimit Evropian.

“Buxhet i përbashkët, përgjegjësi të përbashkëta. Kjo është një pikë shumë e rëndësishme”, ka deklaruar ajo.

Ajo ka sqaruar se kredia përbëhet nga dy komponentë, ai civil dhe ushtarak. Shtetet që nuk dëshirojnë të japin mjete për mbështetjen ushtarake të Ukrainës, sipas saj, mund të marrin pjesë në pjesën tjetër të kredisë.

“Jam shumë e bindur se do të arrijmë marrëveshje mes të 27 shteteve, sepse, siç thashë, të gjitha 27 shtetet anëtare e mbështesin shprehimisht Ukrainën”, ka thënë von der Leyen.

Në anën tjetër Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka mirëpritur iniciativën e Komisionit Evropian për ndarjen e një kredie prej 45 miliardë eurosh për Ukrainën.

Ai ka deklaruar se kjo mbështetje financiare do ta ndihmojë ndjeshëm vendin, si në përballimin e luftës, ashtu edhe në forcimin e diplomacisë.

“Shpresojmë shumë që ky vendim të miratohet sa më shpejt nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli, ndërsa llogarisim në mbështetjen e të gjitha shteteve anëtare të BE-së”, ka shkruar Zelenskyy.

Ai gjithashtu ka shprehur shpresën për një diskutim të mëtejshëm dhe konkret lidhur me ndihmën për Ukrainën, në takimin e ardhshëm të Koalicionit të Vullnetmirëve, që do të mbahet të enjten në Berlin, raporton The Guardian.

“Mbështetja e fortë për Ukrainën është sinjali më i mirë për Rusinë se kjo luftë duhet të përfundojë”, ka deklaruar presidenti ukrainas./Klankosova.tv

Lexo edhe

Zyrtari i QPS-së në Pejë: Kur u intervistua djali i Arlinda Zekajt në polici, nuk kishte psikolog prezent

Zyrtari i QPS-së në Pejë: Kur u intervistua djali i Arlinda Zekajt në polici, nuk kishte psikolog prezent

Arda Guler firmos kontratë afatgjatë me Real Madridin

Arda Guler firmos kontratë afatgjatë me Real Madridin

Nga grupi i ferrit te ai i ëndrrave, këto janë dy skenarët ekstremë që mund ta presin Kosovën në kualifikimet për Euro 2028

Nga grupi i ferrit te ai i ëndrrave, këto janë dy skenarët ekstremë që mund ta presin Kosovën në kualifikimet për Euro 2028