Volkswagen nën presion, humb miliarda euro

Volkswagen nën presion, humb miliarda euro

Volkswagen nën presion, humb miliarda euro

Prodhuesi më i madh i automjeteve në Evropë, Volkswagen, bëri të ditur se kishte regjistruar një humbje prej 5.8 miliardë eurosh në tremujorin e tretë, ndërsa po përballet me konkurrencë të ashpër nga kompanitë kineze.

Sponsor 3M Express

VW raportoi një humbje prej 1.1 miliardë eurosh në të njëjtën periudhë tremujore të vitit të kaluar.

Në tërësi, shitjet e grupit ranë me 6.3%, duke arritur në 75.3 miliardë euro, bëri të ditur kompania.

“Rezultatet e nëntë muajve të fundit e bëjnë të qartë një gjë: Nuk mund të përballojmë të humbasim më kohë. Duhet të veprojmë shpejt dhe me vendosmëri”, deklaroi drejtori financiar i Volkswagen, Arno Antlitz.

Rezultatet nxjerrin në pah presionin në rritje ndaj Volkswagen për transformim, në një kohë kur kompania përballet me konkurrencë të ashpër në Kinë, me rritjen e kostove vjetore nga tarifat doganore, si dhe me shpenzimet e larta që lidhen me kalimin drejt automjeteve elektrike në Evropë, ku edhe rivalët kinezë po fitojnë gjithnjë e më shumë terren. /Telegrafi/

Lexo edhe

Shiroka-Pula takon Prattipatin, i flet për koordinim, bashkëpunim e avancim të pozitës së Kosovës

Shiroka-Pula takon Prattipatin, i flet për koordinim, bashkëpunim e avancim të pozitës së Kosovës

Shiroka Pula takon Prattipatin, riafirmon përkushtimin për thellimin e partneritetit strategjik me SHBA-në

Shiroka Pula takon Prattipatin, riafirmon përkushtimin për thellimin e partneritetit strategjik me SHBA-në

Protesta masive më 31 tetor, Gen Z letër të hapur Merzit: Mjaft kemi duruar, po na shkatërroni të ardhmen

Protesta masive më 31 tetor, Gen Z letër të hapur Merzit: Mjaft kemi duruar, po na shkatërroni të ardhmen

Volkswagen nën presion, humb miliarda euro | Momenti