Vodhi 30 deri në 40 euro nga arka e lokalit në Lipjan, por nuk përfundoi me kaq – 19-vjeçarit i gjenden marihuanë dhe brisk

Një vjedhje në lokalin “Elektrika Mont” në Lipjan ka përfunduar me ndalimin e një 19-vjeçari, të cilit Policia, përveç dyshimeve për marrjen e parave nga arka, i ka gjetur edhe një sasi të dyshuar marihuane dhe një brisk të vogël. I riu ishte larguar nga lokali, por vëllai i ankueses kishte arritur ta gjente në qytet dhe të njoftonte Policinë, mëson Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Sipas burimeve të Sinjalit, i dyshuari është Isuf Bajrami, rreth 19 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën, më 21 nëntor, rreth orës 18:00, në lokalin “Elektrika Mont”, në rrugën “Hajredin Bajrami” në Lipjan.

Bajrami dyshohet se kishte hyrë në lokal dhe kishte marrë nga arka një shumë prej 30 deri në 40 eurosh, përpara se të largohej nga vendi i ngjarjes.

Pas incidentit, vëllai i ankueses kishte arritur ta gjente të dyshuarin në qytet dhe kishte njoftuar zyrtarët policorë.

Gjatë kontrollit të 19-vjeçarit, Policia ka gjetur një sasi të vogël të substancës së dyshuar narkotike, të llojit marihuanë, si dhe një brisk të vogël.

I dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor në Lipjan, ku është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, ndaj tij janë iniciuar procedurat penale për veprat “Vjedhja” dhe “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Me vendim të Prokurorit, Bajrami është ndaluar deri në 48 orë, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente.

Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Veliaj nuk paraqitet në spitalin Memorial të Fierit për të kryer ndërhyrjen kirurgjikale

Veliaj nuk paraqitet në spitalin Memorial të Fierit për të kryer ndërhyrjen kirurgjikale

Robert Pattinson shfaqet për herë të parë pas lajmit se do të jetë James Bond i ri, pritet me duartrokitje

Robert Pattinson shfaqet për herë të parë pas lajmit se do të jetë James Bond i ri, pritet me duartrokitje

Bruno Fernandes: Nuk jam këtu vetëm për një vend në top katërshe, dua të fitoj trofe

Bruno Fernandes: Nuk jam këtu vetëm për një vend në top katërshe, dua të fitoj trofe