VLEN për zgjedhjet në Bërvenicë: Asnjë parti politike nuk i kontrollon votat dhe nuk mund të pretendojë pronësinë mbi to

Koalicioni VLEN ka dalë me reagim zyrtar pas përmbylljes së procesit zgjedhor në Bërvenicës.

Sponsor 3M Express

Nga ky koalicion, vlerësojnë se zgjedhjet në Bërvenicë “u zhvilluan në një proces të lirë dhe demokratik, pa incidente dhe pa shkelje të rregullave zgjedhore”.

“Në demokraci, vullneti i qytetarëve është dhe duhet të mbetet mbi çdo interes, dhe në demokracitë lokale, vullneti qytetar është dhe duhet të jetë jopartiak. Asnjë parti politike nuk i kontrollon votat dhe nuk mund të pretendojë pronësinë mbi to. Votat u përkasin qytetarëve, të cilët janë të lirë të vendosin se kujt do t’ia besojnë mbështetjen e tyre. Ky është parim demokratik që duhet respektuar nga të gjithë”.

“Zgjedhjet në këtë komunë na treguan se vendi jonë ka ende shumë punë për të bërë deri në ndërtimim e një modeli qytetar e gjithpërfshirës. Sepse, një model qytetar nuk mund të ndërtohet duke bërë thirrje për votim etnik bashkë me LSDM e Levicën. Sepse, aty ku është Levica nuk janë shqiptarët! Sepse, në shoqëritë me diversitet etnik çdo aksion prodhon një reaksion. Sepse, qasja e tillë rrezikon të krijojë qarkun e mbyllur të retorikës nxitëse dhe polarizuese dhe të thellojë ndarjet etnike. Për pasojë, në vend të progresit, do të kemi regres”, thonë nga VLEN.

Lexo edhe

Messi drejt rekordit të ri, lë Ronaldon prapa në statistikat e përgjithshme

Messi drejt rekordit të ri, lë Ronaldon prapa në statistikat e përgjithshme

Vogue World 2027 zbarkon në San Francisko, qyteti përgatitet për spektaklin madhështor të modës

Vogue World 2027 zbarkon në San Francisko, qyteti përgatitet për spektaklin madhështor të modës

Tahiri kërkon debat për energjinë: Kosova po e blen atë më së shtrenjti në Ballkanin Perëndimor

Tahiri kërkon debat për energjinë: Kosova po e blen atë më së shtrenjti në Ballkanin Perëndimor