Vjedhje në objektin e braktisur të RTK-së, vidhen pajisje në vlerë 30 mijë euro

Vjedhje në objektin e braktisur të RTK-së, vidhen pajisje në vlerë 30 mijë euro

Vjedhje në objektin e braktisur të RTK-së, vidhen pajisje në vlerë 30 mijë euro

Një vjedhje është raportuar në fshatin Bakshi të Obiliqit, ku persona të panjohur kanë depërtuar në një objekt të braktisur të Radio Televizionit të Kosovës (RTK).

Sponsor 3M Express

Nga objekti, të dyshuarit kanë marrë një gjenerator, kontejnerë dhe pajisje të tjera, vlera e të cilave llogaritet të jetë rreth 30 mijë euro.

Në raportin 24-orësh, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rastin e ka raportuar një mashkull kosovar, ndërsa me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në një objekt të braktisur të RTK-së, persona të panjohur kanë depërtuar brenda objektit dhe nga aty kanë arritur të marrin gjenerator, kontejnerë dhe pajisje të tjera në vlerë rreth 30.000€. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

SINJALI 24 | Natë e rëndë në Kosovë: Dhunime, tentativa vrasjeje, drogë, armë dhe dhunë në familje – dhjetëra të dyshuar nën hetime

SINJALI 24 | Natë e rëndë në Kosovë: Dhunime, tentativa vrasjeje, drogë, armë dhe dhunë në familje – dhjetëra të dyshuar nën hetime

PAMJE/ Rojës së nderit të Macron i bie të fikët gjatë pritjes për presidentit sllovak

PAMJE/ Rojës së nderit të Macron i bie të fikët gjatë pritjes për presidentit sllovak

Haradinaj: E mbështesim ligjin, pavarësisht variantit që do të procedohet

Haradinaj: E mbështesim ligjin, pavarësisht variantit që do të procedohet