​Vjedhje me dëme rreth 200 mijë euro, arrestohen pesë persona në Fushë Kosovë

​Vjedhje me dëme rreth 200 mijë euro, arrestohen pesë persona në Fushë Kosovë

​Vjedhje me dëme rreth 200 mijë euro, arrestohen pesë persona në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona të dyshuar për disa raste të dhe vjedhjeve të rënda në Fushë Kosovë.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të Policisë, të dyshuarit, duke përdorur forcën dhe mjete të forta, dyshohet se kanë depërtuar në lokale afariste, përfshirë fabrika dhe depo, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe financiare, transmeton KosovaPress.

Sipas deklarimeve të viktimave, vlera e dëmeve të shkaktuara arrin në rreth 200 mijë euro.

Në kuadër të hetimeve, Policia ka zbatuar masa të veçanta hetimore me urdhëresë të gjykatës kompetente, ndërsa më 26 nëntor 2026 ka realizuar planin operativ “Vjedhjet e Rënda”.

Gjatë këtij operacioni janë kryer kontrolle në 5 lokacione të ndryshme, ku janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, telefona celularë dhe prova materiale që ndërlidhen me rastet nën hetim.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet po vazhdojnë në koordinim me Prokurorinë kompetente.

Policia e Kosovës ka ritheksuar përkushtimin e saj në luftimin e kriminalitetit dhe mbrojtjen e pronës së qytetarëve.

Lexo edhe

Kurti: Prodhimi i parë testues në fabrikën e municionit pritet deri në fund të vitit

Kurti: Prodhimi i parë testues në fabrikën e municionit pritet deri në fund të vitit

Nipi i Jakup Krasniqit flet për gjendjen shëndetësore të bashkëshortes së ish-zëdhënësit të UÇK-së

Nipi i Jakup Krasniqit flet për gjendjen shëndetësore të bashkëshortes së ish-zëdhënësit të UÇK-së

Rexhepi: Importi i energjisë do të jetë i domosdoshëm, do të kemi mungesë gjatë dimrit

Rexhepi: Importi i energjisë do të jetë i domosdoshëm, do të kemi mungesë gjatë dimrit