Vetëm pse i tha se nuk donte ta vazhdonte lidhjen, 22-vjeçari e goditi partneren me grusht në fytyrë – arrestohet në Gjakovë

Një 26-vjeçare në Gjakovë ka përfunduar me lëndime në fytyrë, pasi dyshohet se është sulmuar fizikisht nga partneri i saj, vetëm pse i kishte thënë se nuk dëshironte ta vazhdonte më lidhjen. I riu dyshohet se e ka goditur me grusht në fytyrë dhe kokë, duke i shkaktuar hematoma pranë syrit dhe veshit, raporton Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Ngjarja ka ndodhur të shtunën, më 14 nëntor, rreth orës 15:00, në rrugën “UÇK” në Gjakovë.

Sipas burimeve të Sinjalit, bëhet fjalë për B.G. 22 vjeçar dhe partneren e tij M.H.G. 26 vjeçare, mes të cilëve kishte nisur një debat pasi i dyshuari kishte kërkuar që ajo të shkonte në shtëpinë e tij.

E reja kishte refuzuar, duke ia bërë të qartë se nuk dëshironte të vazhdonte më lidhjen.

Ky refuzim dyshohet se ka nxitur reagimin e dhunshëm të 22-vjeçarit, i cili e ka goditur partneren me grusht në fytyrë dhe kokë.

Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore, me hematoma pranë syrit të majtë dhe veshit të djathtë.

Ajo ka marrë trajtim mjekësor dhe më pas ka refuzuar strehimin, duke vendosur të kthehet në shtëpinë e saj.

Megjithatë, 26-vjeçarja ka kërkuar urdhër mbrojtjeje ndaj partnerit.

Pas raportimit të rastit, Policia ka arrestuar të dyshuarin, i cili i është nënshtruar edhe testit të alkoolit. Rezultati ka treguar 0.68 promilë alkool.

Pas konsultimit me Prokurorinë, ndaj 22-vjeçarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Rasti është iniciuar si “Dhunë në familje” dhe mbetet nën hetime.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Tirana mbetet pa samitin e NATO-s në vitin 2027, Aleanca shkurton edhe takimet e ministrave – zbardhet riorganizimi

Moska kërkon ta kthejë NATO-n 29 vjet prapa – zbulohet dokumenti rus që synon të ndryshojë sigurinë e Evropës

Moska kërkon ta kthejë NATO-n 29 vjet prapa – zbulohet dokumenti rus që synon të ndryshojë sigurinë e Evropës

Vetëm pse i tha se nuk donte ta vazhdonte lidhjen, 22-vjeçari e goditi partneren me grusht në fytyrë – arrestohet në Gjakovë | Momenti