Veshjet popullore shqiptare bëjnë bashkë Arkivat e Kosovës dhe Shqipërisë

Veshjet popullore shqiptare bëjnë bashkë Arkivat e Kosovës dhe Shqipërisë

Veshjet popullore shqiptare bëjnë bashkë Arkivat e Kosovës dhe Shqipërisë

Ekspozita është organizuar në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë, si pjesë e aktiviteteve të Javës Kulturore Kosovë-Shqipëri, në prag të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit.

Përfaqësuesi i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë, Denald Prifti, tha se fotografitë paraqesin dëshmi autentike të trashëgimisë kulturore, duke përfshirë veshjet tradicionale të burrave, grave dhe fëmijëve, si dhe personaliteteve të rëndësishme historike.

Sponsor 3M Express

“ Në këtë ekspozitë shpalosen dëshmi të veçanta autentike të trashëgimisë sonë kulturore, përmes fotografive historike që prezantojnë kostume popullore nga treva të ndryshme shqiptare”, u shpreh Prifti.

Ndërkaq, zëvendësdrejtori ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, Mehmed Xhemajli, veçoi rëndësinë e xhubletës si një prej veshjeve më karakteristike të grave në zonat malore të Shqipërisë së Veriut.

Ai rikujtoi se xhubleta është njohur edhe në nivel ndërkombëtar, pasi në vitin 2022 është përfshirë nga UNESCO në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale.

Përmes kësaj ekspozite synohet të promovohen vlerat e përbashkëta të trashëgimisë kombëtare shqiptare, të shkëmbehen përvojat profesionale dhe të prezantohen dëshmi me rëndësi historike e kulturore.

Organizatorët theksuan rëndësinë e ruajtjes dhe përcjelljes së këtyre vlerave te gjeneratat e reja, në mënyrë që trashëgimia kulturore të mos mbetet vetëm kujtim i së kaluarës.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Dy amerikanë thyejnë rekordin Guinness, luajnë shah në majën e malit në mbi 6 mijë metra lartësi

Dy amerikanë thyejnë rekordin Guinness, luajnë shah në majën e malit në mbi 6 mijë metra lartësi

Manaj: Specialja duhet t’i trajtojë vrasjet politike deri në përfundim të mandatit

Manaj: Specialja duhet t’i trajtojë vrasjet politike deri në përfundim të mandatit

“Greqia ishte gati ta njohë Kosovën”, Haradinaj: Refuzimi i LNG-së bëri që të ndryshonte qëndrim (VIDEO)

“Greqia ishte gati ta njohë Kosovën”, Haradinaj: Refuzimi i LNG-së bëri që të ndryshonte qëndrim (VIDEO)