Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, është shprehur i lumtur për bashkëpunimin me Serbinë në organizimin e Kampionatit Evropian Euro U21, që do të mbahet në vitin 2027.

Pas hedhjes së shortit, Shqipëria u pozicionua në një grup të vështirë, ku do të përballet me Spanjën, Italinë dhe Finlandën.
Duka mori fjalën para përfaqësuesve të federatave të kualifikuara në këtë Evropian, ku foli edhe për rëndësinë e bashkëorganizimit të turneut me Serbinë.
Ai deklaroi se ky bashkëpunim ka një domethënie të veçantë dhe se të dy federatat kanë përgjegjësinë që ta organizojnë kampionatin sa më mirë.
“Bashkëorganizimi i këtij kampionati bashkë me Serbinë ka gjithashtu një domethënie të veçantë. Është detyra jonë e të dy federatave që kemi marrë përsipër këtë përgjegjësi për të treguar që vërtet i ka shërbyer vendeve tona. Ta organizojmë sa më mirë këtë Kampionat Europian dhe t’i bëjmë të gjithë të ndihen të mirëpritur në Shqipëri dhe Serbi”, deklaroi Duka.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




