Vendoset murali i Nënë Terezës në Prishtinë

Vendoset murali i Nënë Terezës në Prishtinë

Vendoset murali i Nënë Terezës në Prishtinë

Pas përplasjeve që nisën ditën e djeshme e vazhduan edhe mëngjesin e sotëm mes Komunës së Prishtinës dhe forcave policore për vendosjen e një murali të Nënë Terezës në një objekt të Ministrisë së Ekonomisë në Kryeqytet, vepra artistike tashmë ka zënë vend në muret e një prej objekteve tjera të sheshit të Prishtinës.

Sponsor 3M Express

Siç shihet në pamje, murali është zhvendosur nga objekti i Ministrisë së Ekonomisë në sheshin “Zahir Pajaziti”, në një objekt tjetër banesor në këtë pjesë të sheshit, raporton Klankosova.tv.

Komuna mbrëmë paralajmëroi se murali do të vendoset në orët e paradites, por Policia e Kosovës, siç u tha, me urdhër të prokurorit, nuk e lejoi vendosjen e tij në ndërtesën e ME-së.

Mbrëmë, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, reagoi në Facebook, duke thënë se policia pengoi vendosjen e muralit, pasi, siç u shpreh ai, ata kishin marrë “urdhër nga lart”.

E në ndërkohë, Ministria e Ekonomisë doli me një komunikatë, ku tha se për vendosjen e muralit nuk është marrë leja përkatëse, pasi objekti, sipas tyre, nuk është në pronësi të Komunës.

Lexo edhe

Protestat në Tiranë: Momenti kur polici lëndohet dhe kolegët i japin ndihmën e parë

Protestat në Tiranë: Momenti kur polici lëndohet dhe kolegët i japin ndihmën e parë

AUV zbulon baktere në dy produkte mishi, urdhëron tërheqjen nga tregu

AUV zbulon baktere në dy produkte mishi, urdhëron tërheqjen nga tregu

Edon Zhegrova drejt Ligës Premier? Klubi i njohur anglez përgatit lëvizjen për yllin kosovar

Edon Zhegrova drejt Ligës Premier? Klubi i njohur anglez përgatit lëvizjen për yllin kosovar