Tetë pjesëtarë të ushtrisë të vdekur pas rrëzimit të një helikopteri në “Luginën e Kokainës” në Peru

Tetë pjesëtarë të ushtrisë kanë humbur jetën në rrëzimin e një helikopteri në një zonë të largët të Perusë, e njohur për kultivimin dhe trafikimin e drogës.

Sponsor 3M Express

Autoritetet bëjnë të ditur se mjeti fluturues u rrëzua pranë qytezës Sanabamba, gjatë një misioni për evakuimin e një patrulle ushtarake në luginën e lumenjve Apurimac, Ene dhe Mantaro – zonë e njohur me akronimin spanjoll VRAEM.

Kjo zonë, e quajtur shpesh “Lugina e Kokainës”, është rajoni më i madh në Peru ku kultivohet bima e kokës; aty veprojnë banda kriminale, si dhe mbetje të ish-grupit rebel “Shtegu i Ndritshëm” (Shining Path).

Ministria e Mbrojtjes e Perusë njoftoi se piloti ishte i vetmi i mbijetuar nga rrëzimi, shkaku i të cilit mbetet ende i panjohur.

Në deklaratën e saj, ministria theksoi se “operacionet e kërkim-shpëtimit gjetën mjetin fluturues dhe nëntë pjesëtarët e ushtrisë që ndodheshin në bord”.

Ajo identifikoi pilotin si Enzo Espinoza Roque dhe bëri të ditur se ai është dërguar në Lima për të “marrë trajtim mjekësor të specializuar”.

Mjeti fluturues u raportua i zhdukur të enjten në mbrëmje, pasi kishte shpëtuar tre pjesëtarë të ushtrisë.

Nuk u dhanë detaje të mëtejshme se përse grupi kishte nevojë për shpëtim, por u konfirmua se ata ishin ndër personat që humbën jetën në aksident.

Komanda e Përbashkët e Forcave të Armatosura Peruane publikoi një mesazh ngushëllimi, duke shprehur “ngushëllimet më të thella për familjarët, miqtë dhe bashkëluftëtarët e pjesëtarëve të Komandës sonë Speciale në VRAEM, të cilët humbën jetën gjatë kryerjes së një misioni ushtarak. Zoti i pastë në lavdinë e Tij”.

Në muajin shkurt, një helikopter i tipit MI-17 u rrëzua në jug të Perusë, duke shkaktuar vdekjen e të gjithë 15 personave që ndodheshin në bord.

Sipas Kombeve të Bashkuara, Peruja, së bashku me Kolumbinë, është një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të gjetheve të kokainës. /Telegrafi/

Lexo edhe

Përplasen dy avionë në aeroportin e Washingtonit, nuk raportohet për të lënduar

Përplasen dy avionë në aeroportin e Washingtonit, nuk raportohet për të lënduar

Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, s’dihet për të lënduar

Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, s’dihet për të lënduar

Sfidat energjetike në fokus të vizitës së Mickoskit në KRE Manastir

Sfidat energjetike në fokus të vizitës së Mickoskit në KRE Manastir

Tetë pjesëtarë të ushtrisë të vdekur pas rrëzimit të një helikopteri në “Luginën e Kokainës” në Peru | Momenti