Vendoset mozaiku i Nënë Terezës në lokacionin e ri, Rama: Ajo e ka vendin në zemër të kryeqytetit

Vendoset mozaiku i Nënë Terezës në lokacionin e ri, Rama: Ajo e ka vendin në zemër të kryeqytetit

Vendoset mozaiku i Nënë Terezës në lokacionin e ri, Rama: Ajo e ka vendin në zemër të kryeqytetit

Mozaiku i Nënë Terezës është vendosur në një lokacion të ri në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, pasi punimet në objektin fillestar u pezulluan me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

Sponsor 3M Express

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, përmes një postimi në Facebook, ku ka publikuar edhe një mesazh me rastin e 28 Nëntorit.

“Nënë Tereza e ka vendin në zemër të kryeqytetit të Republikës së Kosovës. Aty do të jetë! Urime Dita e Flamurit!”, ka shkruar Rama.

Vendosja e mozaikut vjen pas tensioneve dhe përplasjeve të mëngjesit të sotëm, kur Rama dhe zyrtarë të tjerë komunalë u përballën me Policinë e Kosovës lidhur me punimet për vendosjen e veprës.

Mozaiku, i realizuar nga Don Dominik Kukeli, ishte planifikuar të vendosej në ndërtesën e Ministrisë së Ekonomisë, por punimet aty u ndërprenë me urdhër të Prokurorit të Shtetit, në pritje të vendimit të gjykatës.

Pavarësisht kësaj, Komuna e Prishtinës ka gjetur një lokacion alternativ, në një objekt tjetër në sheshin “Zahir Pajaziti”, përballë ndërtesës së kontestuar, ku mozaiku tashmë është vendosur.

Për realizimin e kësaj vepre, Komuna e Prishtinës kishte ndarë 15 mijë euro.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

28 Nëntori i artë për boksin shqiptar, Granit Shala nokauton kundërshtarin në raundin e fundit në Dyseldorf

28 Nëntori i artë për boksin shqiptar, Granit Shala nokauton kundërshtarin në raundin e fundit në Dyseldorf

Zbardhet Ferizaj – nis pastrimi i borës në zonat malore të Burrnikut dhe Jezercit

Zbardhet Ferizaj – nis pastrimi i borës në zonat malore të Burrnikut dhe Jezercit

NEWBORN merr pamje të re në nderim të historisë së UÇK-së

NEWBORN merr pamje të re në nderim të historisë së UÇK-së