Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se murali i Nënë Terezës është vendosur në kryeqytet.

Rama ka publikuar një video nga sheshi “Zahir Pajaziti”, ku është vendosur murali, duke thënë se Nënë Tereza e ka vendin aty dhe se aty do të qëndrojë.
“Nënë Tereza e ka vendin në zemër të kryeqytetit të Republikës së Kosovës. 🇽🇰 Aty do të jetë! Urime Dita e Flamurit!”, ka shkruar Rama.





