Vëllaznimi e mposht Prishtinën në kryeqytet, Kelly zhvillon ndeshjen e sezonit

Vëllaznimi e mposht Prishtinën në kryeqytet, Kelly zhvillon ndeshjen e sezonit

Vëllaznimi e mposht Prishtinën në kryeqytet, Kelly zhvillon ndeshjen e sezonit

Vëllaznimi ka regjistruar një fitore të rëndësishme në xhiron e nëntë të kampionatit të basketbollit, duke e mposhtur Prishtinën në kryeqytet me rezultat 62:66.

Sponsor 3M Express

Skuadra nga Gjakova e ndërtoi suksesin në çerekun e tretë, pasi dy të parët përfunduan në barazim 35:35. Me një seri të mirë pikësh, mysafirët krijuan epërsi prej tetë pikësh para dhjetëminutëshit të fundit, të cilën arritën ta ruanin pavarësisht përpjekjeve të Prishtinës për rikthim.

Protagonisti kryesor i fitores ishte Amari Kelly, i cili realizoi 29 pikë dhe regjistroi 17 kërcime. Kontribut në suksesin e gjakovarëve dhanë edhe Adrian Ibishi dhe Kentrel Pullian, me nga 10 pikë secili.

Te Prishtina, më efikasët ishin Ajiri Johnson me 17 pikë dhe Bryson Dawkins me 13, por kjo nuk mjaftoi për ta shmangur humbjen.

Përballja u karakterizua nga efikasiteti i ulët ofensiv i të dyja skuadrave, ndërsa Vëllaznimi arriti ta menaxhonte më mirë fundin e ndeshjes.

Me këtë fitore, gjakovarët regjistrojnë suksesin e dytë në kampionat dhe pas nëntë xhirove kanë bilanc prej dy fitoreve e shtatë humbjeve. Prishtina, ndërkaq, numëron katër fitore dhe pesë humbje.

Në xhiron e ardhshme, Vëllaznimi do të përballet me Pejën, ku do të synojë fitoren e tretë sezonale, ndërsa Prishtina do të kërkojë rikthimin te rezultatet pozitive në udhëtim te Ylli.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

​“Ne do ta synojmë uljen e energjisë elektrike”, Bajrami lëshon audio-incizimin e Kurtit në Kuvend

​“Ne do ta synojmë uljen e energjisë elektrike”, Bajrami lëshon audio-incizimin e Kurtit në Kuvend

Real Madridi konfirmon transferimin e parë për vitin 2027

Real Madridi konfirmon transferimin e parë për vitin 2027

Bajrami lëshon audio-incizimin e Kurtit në Kuvend: Premtonte uljen e çmimit të energjisë elektrike

Bajrami lëshon audio-incizimin e Kurtit në Kuvend: Premtonte uljen e çmimit të energjisë elektrike