Vedat Muriqi vendos ndeshjen, Fenerbahce triumfon ndaj Shakhtar Donetsk

Vedat Muriqi vendos ndeshjen, Fenerbahce triumfon ndaj Shakhtar Donetsk

Vedat Muriqi vendos ndeshjen, Fenerbahce triumfon ndaj Shakhtar Donetsk

Sulmuesi i Kosovës e ka shënuar golin e vetëm të takimit në minutën e pesëdhjetë e gjashtë, duke i siguruar skuadrës turke tri pikë të rëndësishme.

Muriqi kishte shënuar edhe në pjesën e parë, por goli i tij ishte anuluar pas ndërhyrjes së sistemit VAR, për shkak të prekjes së topit me dorë gjatë aksionit.

Sponsor 3M Express

Në pjesën e dytë, pas një goditje të Mason Greenwood, portieri i Shakhtar Donetskut, Dmytro Riznyk, e ka larguar topin, por ai ka përfunduar te Muriqi, i cili nga afërsia nuk ka gabuar.

Kjo është fitorja e dytë radhazi e Fenerbahce në Champions League. Skuadra turke tashmë është ngjitur në njëzet vendet e para të tabelës, ndërsa Shakhtar Donetsk ka pësuar humbjen e tretë radhazi në këtë garë.

Për Muriqin, ky ishte goli i tretë në këtë edicion të Champions League.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Berisha për ish-vjehrrën e Arlindës: E la të shtrirë prapa derës, nuk i ofroi as ndihmë

Berisha për ish-vjehrrën e Arlindës: E la të shtrirë prapa derës, nuk i ofroi as ndihmë

Hapet për qarkullim Rruga A në Prishtinë, merr emrin e Jim Xhemës

Hapet për qarkullim Rruga A në Prishtinë, merr emrin e Jim Xhemës

Kosova humb fonde të BE-së, Von der Leyen paralajmëron rishpërndarjen e tyre te vende tjera

Kosova humb fonde të BE-së, Von der Leyen paralajmëron rishpërndarjen e tyre te vende tjera