BE-ja u jep shpresë anëtarësimi vendeve të Ballkanit

BE-ja u jep shpresë anëtarësimi vendeve të Ballkanit

BE-ja u jep shpresë anëtarësimi vendeve të Ballkanit

Bashkimi Evropian po u bën thirrje vendeve të Ballkanit Perëndimor që të shfrytëzojnë mundësinë aktuale për t’u anëtarësuar në BE.

Sponsor 3M Express

“Ruajeni këtë momentum dhe zbatoni reformat që do t’ju çojnë drejt Bashkimit Evropian”, deklaroi presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, pas një samiti me përfaqësuesit e Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Bosnjë-Hercegovinës, raporton “Bluewin“, transmeton Klankosova.tv.

Costa theksoi se përparimi i Malit të Zi dhe Shqipërisë dëshmon se anëtarësimi në BE nuk është një iluzion, por një mundësi reale për vendet që angazhohen në këtë drejtim.

Si dëshmi për këtë, ai bëri të ditur se këtë vit ka nisur puna për hartimin e traktatit të anëtarësimit të Malit të Zi. “Një hap që nuk e kemi ndërmarrë prej më shumë se dhjetë vjetësh”, tha Costa.

Komisioni Evropian ka vlerësuar së fundmi se Mali i Zi mund të bëhet anëtar i BE-së që në vitin 2028.

Von der Leyen: Bota po ndryshon me shpejtësi

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, theksoi se zgjerimi i BE-së është gjithashtu në interes të vetë unionit.

“Bota përreth nesh po ndryshon me shpejtësi. Sa më e fortë dhe më e bashkuar të jetë Evropa, aq më mirë mund t’u përgjigjemi këtyre sfidave”, deklaroi ajo.

Von der Leyen njoftoi se në fillim të vitit të ardhshëm do të nisë një dialog me secilin prej vendeve të Ballkanit Perëndimor për integrimin gradual, me qëllim shqyrtimin e mundësive të reja për përfshirjen e tyre në tregun e përbashkët evropian, edhe para anëtarësimit të plotë.

Ajo bëri të ditur gjithashtu se BE-ja do të ndajë 338 milionë euro ndihmë shtesë për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut gjatë javëve të ardhshme.

Sipas Komisionit Evropian, parashihet edhe rishpërndarja e fondeve në favor të vendeve që kanë shënuar përparim të konsiderueshëm në zbatimin e reformave.

Serbia ishte i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor që nuk u përfaqësua në këtë samit.

Në konferencën përmbyllëse, Costa e shpjegoi mungesën me fazën kalimtare nëpër të cilën po kalon aktualisht Serbia, pas fitores së lëvizjes studentore në zgjedhje disa javë më parë.

Ai tha se kishte biseduar me ushtruesin e detyrës së presidentit, Aleksandar Cupiq, i cili e kishte njoftuar se nuk mund të merrte pjesë për shkak të angazhimeve urgjente në Parlamentin serb. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Berisha për ish-vjehrrën e Arlindës: E la të shtrirë prapa derës, nuk i ofroi as ndihmë

Berisha për ish-vjehrrën e Arlindës: E la të shtrirë prapa derës, nuk i ofroi as ndihmë

Hapet për qarkullim Rruga A në Prishtinë, merr emrin e Jim Xhemës

Hapet për qarkullim Rruga A në Prishtinë, merr emrin e Jim Xhemës

Kosova humb fonde të BE-së, Von der Leyen paralajmëron rishpërndarjen e tyre te vende tjera

Kosova humb fonde të BE-së, Von der Leyen paralajmëron rishpërndarjen e tyre te vende tjera