Vdes gruaja më e moshuar në Zvicër

Vdes gruaja më e moshuar në Zvicër

Vdes gruaja më e moshuar në Zvicër

Hedwig “Mubli” Zaugg, gruaja më e moshuar në Zvicër, ka ndërruar jetë në moshën 111-vjeçare. Banorja e kantonit të Bernës vdiq të mërkurën në mbrëmje, vetëm pak muaj pasi kishte festuar ditëlindjen e saj të 111-të.

Sponsor 3M Express

Zaugg kishte lindur më 17 maj 1915, në kohën e Luftës së Parë Botërore, dhe kishte jetuar përgjatë dy luftërave botërore. Në maj, me rastin e ditëlindjes së saj, ajo kishte pritur në shtëpinë e të moshuarve gazetën “Blick”, ku kishte rrëfyer për jetën e saj dhe sekretin e jetëgjatësisë.

Gjatë bisedës, ajo kujtoi fëmijërinë dhe këndoi këngën popullore “Brienzer Buurli”.

Jeta e saj nuk kishte qenë e lehtë që në fëmijëri. Kur ishte vetëm tre vjeçe, nëna i vdiq nga gripi spanjoll. Ajo u rrit së bashku me tre vëllezër e motra në një fermë të vogël.

Më vonë, së bashku me bashkëshortin e saj, Res, krijoi familjen e vet. Ajo ishte nënë e dy vajzave, gjyshe e katër nipërve e mbesave dhe stërgjyshe e gjashtë stërnipërve e stërmbesave.

Deri rreth dhjetë vjet më parë, Zaugg kishte jetuar e pavarur. Pas një frakture të legenit, ajo u vendos në një azil pleqsh, transmeton Telegrafi.

“T’i marrim gjërat ashtu siç vijnë”

E pyetur nga “Blick” për sekretin e jetëgjatësisë së saj, Zaugg ishte përgjigjur thjesht: “Ne thjesht jetuam dhe e morëm jetën ashtu siç erdhi.”

Përveç kursimit, aktivitetit fizik dhe ushqimit të mirë, ajo kishte edhe një këshillë të veçantë për fëmijët e saj.

“Gjithmonë u kam thënë fëmijëve të mi të hanë tre arra në ditë. Kjo është gjithashtu e mirë për trurin”, kishte treguar ajo.

Gjenetika mund të ketë luajtur gjithashtu një rol në jetëgjatësinë e saj, pasi babai i saj kishte jetuar deri në moshën gati 100-vjeçare.

Me vdekjen e Hedwig Zaugg, Zvicra humbet banoren e saj më të moshuar./Telegrafi/

Lexo edhe

Brnabiq pretendon se po përgatitet terreni për arrestimin e Vuçiqit

Brnabiq pretendon se po përgatitet terreni për arrestimin e Vuçiqit

Kongresistët republikanë i kërkojnë Rubios masa ndaj zyrtarëve shqiptarë për korrupsionin, shqetësime për demokracinë në Shqipëri

Kongresistët republikanë i kërkojnë Rubios masa ndaj zyrtarëve shqiptarë për korrupsionin, shqetësime për demokracinë në Shqipëri

Kritikët për dokumentarin e Netflix dedikuar për Matthew Perry: I ndershëm dhe prekës, por shumë i gjatë

Kritikët për dokumentarin e Netflix dedikuar për Matthew Perry: I ndershëm dhe prekës, por shumë i gjatë

Vdes gruaja më e moshuar në Zvicër | Momenti