Vdekja e pacientes me kancer, drejtori i Onkologjisë mohon mungesën e terapisë për katër muaj

Vdekja e pacientes me kancer, drejtori i Onkologjisë mohon mungesën e terapisë për katër muaj

Vdekja e pacientes me kancer, drejtori i Onkologjisë mohon mungesën e terapisë për katër muaj

Drejtori i Klinikës së Onkologjisë në QKUK, Ilir Kurtishi, ka reaguar pas raportimeve se një paciente me kancer të gjirit kishte humbur jetën pasi dyshohej se kishte mbetur për rreth katër muaj pa terapinë me medikamentin Palbociclib.

Sponsor 3M Express

Kurtishi ka mohuar pretendimet se pacientët kanë mbetur për katër muaj pa këtë terapi për shkak të mungesës së barit në Klinikën e Onkologjisë.

“Klinika e Onkologjisë sqaron se nuk ka pacientë që kanë mbetur për katër muaj pa terapinë me Palbociclib, siç shkruhet, për shkak të mungesës së këtij bari në Klinikë. Furnizimi me këtë medikament ka ndjekur dinamikën e paraparë të furnizimeve spitalore për të gjithë pacientët që trajtohen në institucionin tonë”, ka deklaruar Kurtishi.

Reagimi i tij vjen pasi organizata “Renesansa” njoftoi se një paciente me kancer të avancuar të gjirit kishte humbur jetën, ndërsa pretendoi se mungesa e terapisë për rreth katër muaj ishte pasuar me shfaqjen e metastazave të reja në tru.

Sipas organizatës, pacientja nuk kishte pasur mundësi ta siguronte vetë medikamentin, çmimi i të cilit arrin deri në 1 mijë e 800 euro.

Duke iu përgjigjur këtyre pretendimeve, Kurtishi ka shpjeguar se kanceri i gjirit në fazën metastatike është një sëmundje komplekse dhe agresive, ndërsa trajtimet, përfshirë Palbociclibin, synojnë ngadalësimin e përparimit të saj, por nuk garantojnë ndalimin e plotë.

“Te disa pacientë, për shkak të specifikave biologjike individuale të tumorit, sëmundja zhvillon rezistencë dhe shfaq metastaza të reja (përfshirë ato në tru) edhe përgjatë kohës kur pacienti është nën terapi të rregullt”, ka theksuar ai.

Drejtori i Onkologjisë ka shtuar se ndërlidhja e drejtpërdrejtë e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore me një faktor të vetëm, pa analizuar historinë e plotë mjekësore të pacientit, është e pasaktë nga pikëpamja mjekësore.

Ai ka bërë të ditur gjithashtu se QKUK-ja ka kontaktuar organizatën “Renesansa” pas reagimit publik.

Sipas Kurtishit, përfaqësuesit e organizatës kanë konfirmuar se pacientja po përballej për herë të dytë me sëmundjen, në një stad të avancuar dhe me metastaza.

Kurtishi ka paralajmëruar se të enjten do të publikohen edhe të dhëna nga historia mjekësore e pacientes, duke respektuar dispozitat ligjore për konfidencialitetin.

“Nesër do të publikojmë edhe historinë mjekësore, sigurisht duke ruajtur të gjitha normat e konfidencialitetit sipas ligjit në fuqi, ku specifikohen edhe detajet për marrjen e terapisë së përmendur”, ka deklaruar ai.

Në reagimin e tij, Kurtishi ka shprehur ngushëllime për familjen e pacientes, ndërsa ka kritikuar publikimin e pretendimeve që, sipas tij, mund të krijojnë pasiguri dhe shqetësim te pacientët onkologjikë dhe familjarët e tyre.

Ai ka theksuar se Klinika e Onkologjisë mbetet e hapur për bashkëpunim me institucionet përkatëse për të ofruar sqarime lidhur me trajtimin e pacientëve. /Telegrafi/

Lexo edhe

Senatorja amerikane për protestat në Shqipëri: Qeveria të ndalë dhunën policore

Senatorja amerikane për protestat në Shqipëri: Qeveria të ndalë dhunën policore

Vetura përfshihet nga flakët në Llozicë të Malishevës

Vetura përfshihet nga flakët në Llozicë të Malishevës

Renditja pas tri xhirosh në Ligën e Kampionëve, pesë ekipe kryesojnë me nga nëntë pikë

Renditja pas tri xhirosh në Ligën e Kampionëve, pesë ekipe kryesojnë me nga nëntë pikë