Çifti Valdet dhe Valdrina kanë marrë sërish vëmendjen e publikut në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5”, këtë herë pas një momenti spontan mes tyre.

Në një bisedë me bashkëshortin, Valdrina duket se për një moment ka harruar praninë e kamerave dhe i është drejtuar atij me disa shprehje jo fort të përshtatshme, lidhur me nevojat e saj fiziologjike.
Valdeti ka reaguar menjëherë, duke ia tërhequr vërejtjen bashkëshortes që të ketë kujdes me fjalorin e përdorur, pasi çdo gjë që thonë brenda shtëpisë transmetohet për publikun.
Situata ka vazhduar kur Valdrina i ka kërkuar atij që t’ia sillte çantën, pasi aty kishte peceta higjienike. Edhe këtë herë, Valdeti nuk ka hezituar t’ia kujtojë se duhet të ketë kujdes me atë që thotë para kamerave, duke e paralajmëruar që të mos bëjë gafë.
Valdrina i ka kërkuar falje, por njëkohësisht ka insistuar se nuk ka asgjë të keqe në atë që kishte thënë. “S’ka asgjë të keqe, normale janë, femërore janë”, është shprehur ajo.
Momenti mes bashkëshortëve ka tërhequr vëmendje, duke sjellë edhe një tjetër situatë spontane nga përditshmëria e çiftit në shtëpinë e BBVK-së. /Telegrafi/





