Ushtarët bullgarë të caktuar në Komandën Rajonale Perëndim (RC-W) të misionit të KFOR-it, të udhëhequr nga NATO, kanë zhvilluar një stërvitje me municion luftarak në Kosovë.

Sipas njoftimit të KFOR-it, stërvitja është mbajtur në poligonin “Voloire”, pranë kampit “Villaggio Italia”.
KFOR-i ka theksuar se trajnimi është thelbësor për ruajtjen e gatishmërisë individuale, forcimin e përgjegjësisë kolektive dhe rritjen e efektivitetit taktik të pjesëtarëve të misionit.
Misioni i udhëhequr nga NATO ka ritheksuar se mbetet i përkushtuar në ruajtjen e një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët dhe komunitetet në Kosovë, si dhe në ruajtjen e fleksibilitetit dhe kapaciteteve operacionale për t’iu përgjigjur çdo zhvillimi të mundshëm.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





