Urth apo atak në zemër? Kardiologët tregojnë si të dalloni simptomat

Urth apo atak në zemër? Kardiologët tregojnë si të dalloni simptomat

Urth apo atak në zemër? Kardiologët tregojnë si të dalloni simptomat

Urthi dhe ataku në zemër mund të shkaktojnë simptoma të ngjashme, veçanërisht dhimbje ose djegie në gjoks.

Sponsor 3M Express

Megjithatë, ndërsa urthi lidhet me kthimin e acidit të stomakut në ezofag, ataku në zemër është një urgjencë mjekësore që kërkon ndërhyrje të menjëhershme. Kardiologët shpjegojnë cilat shenja duhet të na bëjnë më të kujdesshëm, shkruan Prevention.

Si ta dalloni urthin?

Urthi shfaqet kur acidi i stomakut kthehet në ezofag, duke shkaktuar ndjesi djegieje në gjoks. Zakonisht ndodh pas një vakti të bollshëm, konsumimit të ushqimeve pikante ose acidike, si dhe kur shtrihemi menjëherë pas ngrënies.

Sipas kardiologes Dr. Emily Lau, urthi mund të shoqërohet edhe me tretje të vështirë, gromësira të shpeshta dhe kthim të acidit, që mund të ndihet si djegie në fyt.

Cilat janë shenjat e një ataku në zemër?

Ataku në zemër ndodh kur furnizimi me gjak i një pjese të zemrës pakësohet ose ndërpritet. Kjo mund të shkaktojë dëmtim të muskulit të zemrës brenda pak minutash.

Simptoma më e zakonshme është dhimbja ose shqetësimi në gjoks, që shpesh përshkruhet si presion apo shtrëngim i fortë, sikur dikush po ushtron peshë mbi kraharor.

Dhimbja mund të zgjasë disa minuta, të largohet dhe më pas të rikthehet. Ajo mund të përhapet edhe në krahë, shpinë ose nofull.

Simptoma të tjera që mund të shoqërojnë një atak në zemër janë:

  • Vështirësi në frymëmarrje.
  • Djersë e ftohtë.
  • Të përziera.
  • Lodhje e pazakontë.
  • Dhimbje që përhapet në pjesën e sipërme të trupit.

Kardiologia Lau paralajmëron se gratë mund të përjetojnë edhe simptoma më pak tipike, si gulçim, të përziera, lodhje dhe djersitje, ndonjëherë pa dhimbje të forta në gjoks. Këto shenja mund të shfaqen gjithashtu tek të moshuarit dhe personat me diabet.

Kush rrezikohet më shumë?

Disa nga faktorët që rrisin rrezikun e atakut në zemër janë tensioni i lartë i gjakut, kolesteroli i lartë, duhanpirja, mbipesha dhe historia familjare e sëmundjeve të zemrës.

Rreziku rritet me kalimin e moshës, ndërsa tek gratë mund të shtohet pas menopauzës. Sipas Dr. Lau, edhe menopauza e hershme dhe ndërlikimet gjatë shtatzënisë, si tensioni i lartë apo diabeti gestacional, mund të ndikojnë në shëndetin e zemrës.

Megjithatë, problemet kardiake nuk prekin vetëm të moshuarit. Specialistët paralajmërojnë se ataket në zemër po vërehen edhe tek persona të rinj, madje edhe tek ata që nuk kanë faktorë të dukshëm rreziku.

Kur duhet të kërkoni ndihmë mjekësore?

Kardiologët theksojnë se nuk është gjithmonë e mundur të dalloni vetë urthin nga një atak në zemër. Madje, të dyja gjendjet mund të ndodhin njëkohësisht.

Në rast të dhimbjes së re, të fortë ose të pashpjegueshme në gjoks, veçanërisht kur shoqërohet me gulçim, djersë të ftohtë, të përziera apo dhimbje në krah, shpinë dhe nofull, duhet të telefononi menjëherë urgjencën.

Nuk duhet të prisni që simptomat të largohen dhe as të shkoni vetë me makinë në spital. Sa më gjatë të mbetet zemra pa furnizim të mjaftueshëm me gjak dhe oksigjen, aq më i madh është rreziku i dëmtimit të përhershëm. /Telegrafi/

Lexo edhe

50 aksidente dhe 2323 gjoba trafiku të shqiptuara për 24 orë

50 aksidente dhe 2323 gjoba trafiku të shqiptuara për 24 orë

Kuvendi shpall masa emergjente për energjinë, do të jenë në fuqi për 60 ditë

Kuvendi shpall masa emergjente për energjinë, do të jenë në fuqi për 60 ditë

Jennifer Lopez zgjedh dantellën transparente dhe diamantet për premierën në Los Angeles

Jennifer Lopez zgjedh dantellën transparente dhe diamantet për premierën në Los Angeles