Unitedi në krizë, Carrick kërkon reagim në përballjen me Romën

Unitedi në krizë, Carrick kërkon reagim në përballjen me Romën

Unitedi në krizë, Carrick kërkon reagim në përballjen me Romën

“Djajtë e Kuq” përballen sot me Romën, në kuadër të xhiros së katërt të Ligës së Kampionëve, në një moment të vështirë për skuadrën, e cila nuk ka regjistruar fitore në nëntë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

Carrick ka vlerësuar mbështetjen e tifozëve, veçanërisht në humbjen 0:2 ndaj Chelseat, kur ata vazhduan të këndonin edhe gjatë pjesës së dytë, pavarësisht se Unitedi ishte me një lojtar më pak.

Sponsor 3M Express

“Duhet të ngrihemi në nivelin e duhur dhe t’u japim tifozëve një arsye për të brohoritur. Në ndeshjen ndaj Chelseat ata ishin të jashtëzakonshëm. Vazhdonin të këndonin gjatë gjithë pjesës së dytë, edhe pasi mbetëm me dhjetë lojtarë. Kështu veprojnë tifozët e vërtetë”, ka thënë Carrick.

Ai theksoi se skuadra duhet t’ua shpërblejë përkrahjen dhe se ndeshja ndaj Romës është mundësia e parë për ta bërë këtë.

“Pikërisht në momentet e vështira sprovohet përkushtimi ndaj klubit. Fakti që tifozët qëndruan pranë nesh dhe treguan qëndrueshmëri do të thotë shumë. Ne duhet t’ua shpërblejmë këtë mbështetje dhe ta nisim që nga kjo ndeshje”, u shpreh trajneri anglez.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Zbulohet aktorja që do t’i bashkohet Çagatay Ulusoy në serialin e ri “Eşref Tek”

Zbulohet aktorja që do t’i bashkohet Çagatay Ulusoy në serialin e ri “Eşref Tek”

Udhëtoni nga Berlini në Prishtinë me PrishtinaTickets

Udhëtoni nga Berlini në Prishtinë me PrishtinaTickets

BQK prezanton reformat financiare para përfaqësuesve diplomatikë

BQK prezanton reformat financiare para përfaqësuesve diplomatikë