“Unë nuk të pranoj më, nuk e kam obligim”, fjalët e policit drejtuar Arlinda Zekajt (VIDEO)

“Unë nuk të pranoj më, nuk e kam obligim”, fjalët e policit drejtuar Arlinda Zekajt (VIDEO)

“Unë nuk të pranoj më, nuk e kam obligim”, fjalët e policit drejtuar Arlinda Zekajt (VIDEO)

Emisioni hulumtues “MAT” ka publikuar bisedën mes Arlinda Zekajt dhe togerit të policisë, Faruk Muqolli, të cilit e ndjera i ishte drejtuar për shqetësimet lidhur me sigurinë e saj dhe të djalit.

Sponsor 3M Express

Në bisedën e publikuar, të siguruar nga gazetarja e Klan Kosovës, Blerta Ahmeti, Arlinda shpreh shqetësimin për gjendjen e djalit të saj dhe pretendon se institucionet nuk kishin ndërmarrë veprimet e nevojshme.

“U shkatërru shëndeti mendor i djalit tem, nuk keni vepru kurgjo”, dëgjohet duke i thënë ajo zyrtarit policor.

Në përgjigje, polici e pyet nëse ajo kishte paraqitur ankesë ndaj tyre, duke i thënë se kishte të drejtë ta bënte këtë nëse mendonte se ata nuk po vepronin siç duhej.

“E kemi obligim me të çu deri te dera e shtëpisë”, dëgjohet duke thënë ai në bisedën e publikuar.

Arlinda më pas shpreh frikën se mund të vritej dhe paralajmëron se zyrtarët do të duhej të mbanin përgjegjësi.

“Të lutem, unë vrahna, nuk ka lidhje, po ju do të përgjigjeni! Krejt gratë që janë vra kështu janë përgjigj pasi janë vra, a po?”, dëgjohet duke thënë ajo.

Në fund të bisedës, polici i thotë se nuk do ta pranonte më dhe se nuk e kishte obligim të merrej me të.

Biseda e Arlinda Zekajt me togerin Faruk Muqolli

Arlinda: “U shkatërru shëndeti mendor i djalit tem, nuk keni vepru kurgjo.”

Polici: A ke paraqit ankesë ndaj neve?

Polici: Të kam thënë nuk jam i obliguar me u marrë me ty. Atë moment që dyshon që ne nuk jemi në rregull, ki të drejtë me paraqit ankesë, edhe na kemi lodh. E kemi obligim me të çu deri te dera e shtëpisë.

Arlinda: Të lutem, unë vrahna, nuk ka lidhje, po ju do të përgjigjeni! Krejt gratë që janë vra kështu janë përgjigj pasi janë vra, a po?

Polici: Unë me ty nuk ka me të pranu, nuk e kam obligim.

Arlinda u vra nga kunati i saj më 25 tetor në Vitomiricë.

Lexo edhe

Shiroka-Pula takon Prattipatin, i flet për koordinim, bashkëpunim e avancim të pozitës së Kosovës

Shiroka-Pula takon Prattipatin, i flet për koordinim, bashkëpunim e avancim të pozitës së Kosovës

Shiroka Pula takon Prattipatin, riafirmon përkushtimin për thellimin e partneritetit strategjik me SHBA-në

Shiroka Pula takon Prattipatin, riafirmon përkushtimin për thellimin e partneritetit strategjik me SHBA-në

Protesta masive më 31 tetor, Gen Z letër të hapur Merzit: Mjaft kemi duruar, po na shkatërroni të ardhmen

Protesta masive më 31 tetor, Gen Z letër të hapur Merzit: Mjaft kemi duruar, po na shkatërroni të ardhmen

“Unë nuk të pranoj më, nuk e kam obligim”, fjalët e policit drejtuar Arlinda Zekajt (VIDEO) | Momenti