Një moment tejet emocionues është përjetuar në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5”, ku Edita ka marrë një surprizë të veçantë nga djali i saj.

Bëhet fjalë për një dron që mbante një mesazh prekës, përmes të cilit i biri i kishte shprehur dashurinë dhe mbështetjen, duke i dhënë forcë për të vazhduar garën.
“Unë nuk jam dobësia jote, mam. Unë jam forca jote. E ti veç vazhdo e fortë për mua. Të dua shumë, Akini”, thuhej në mesazhin që e përloti Editën, transmeton Klankosova.tv.
E prekur nga fjalët e të birit, ajo nuk arriti t’i mbante lotët, ndërsa pas këtij momenti emocional mori përqafime dhe ngushëllime nga Anjeza dhe Sharri, si dhe nga banorët e tjerë të shtëpisë.
Surpriza nga djali i saj u shndërrua në një nga momentet më të ndjera të përjetuara nga Edita gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në vend. /Telegrafi/
– YouTube youtu.be





