Ukraina godet rafinerinë ruse të Lukoil-it, publikohen pamjet nga sulmi

Ukraina godet rafinerinë ruse të Lukoil-it, publikohen pamjet nga sulmi

Ukraina godet rafinerinë ruse të Lukoil-it, publikohen pamjet nga sulmi

Autoritetet ruse kanë njoftuar se mbi 100 dronë janë shkatërruar gjatë një sulmi masiv gjatë natës në rajonin e Nizhni Novgorodit, më 1 nëntor.

Sponsor 3M Express

Guvernatori i rajonit, Gleb Nikitin, bëri të ditur se një ndërmarrje industriale në distriktin Kstovo është goditur nga dronët, duke pësuar dëme të konsiderueshme.

Sipas mediave ukrainase, cak i sulmit ishte rafineria e kompanisë ruse Lukoil në Kstovo, si dhe termocentrali që prodhon energji elektrike dhe ngrohje në Novogorkovskaia.

Sulmi erdhi më pak se 24 orë pasi ushtria ukrainase njoftoi se kishte goditur Kombinatin Kamenski, një ndërmarrje ruse e industrisë kimike dhe të mbrojtjes, në rajonin e Rostovit.

Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi Moskën për sulme ndaj infrastrukturës në katër rajone të Ukrainës, duke lënë qindra mijëra njerëz pa energji elektrike.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Nëntë të vdekur nga rrëzimi i një avioni në Florida, mjeti shpërtheu në flakë

Nëntë të vdekur nga rrëzimi i një avioni në Florida, mjeti shpërtheu në flakë

Kolla e vazhdueshme po ju lodh, sidomos natën? Këto mënyra natyrale mund t’ju ndihmojnë, por jo të gjitha veprojnë njësoj

Kolla e vazhdueshme po ju lodh, sidomos natën? Këto mënyra natyrale mund t’ju ndihmojnë, por jo të gjitha veprojnë njësoj

Policia identifikon 19-vjeçarin që voziti me 170 km/h në zonë urbane në Ferizaj

Policia identifikon 19-vjeçarin që voziti me 170 km/h në zonë urbane në Ferizaj