Dy cisterna nafte kanë pësuar shpërthime në Ngushticën e Hormuzit, pasi dyshohet se kanë goditur mina detare gjatë lundrimit në këtë korridor strategjik.

Lajmi është bërë i ditur nga Garda Revolucionare e Iranit, e cila pretendon se dy anijet po ndiqnin një “rrugë të paautorizuar” për të kaluar nëpër ngushticë.
Incidenti ndodh në kohën kur Irani ka vendosur kufizime për lëvizjen e anijeve në këtë zonë, një nga rrugët më të rëndësishme për transportin global të naftës.
Autoritetet iraniane kanë ndërmarrë edhe sulme ndaj anijeve që, sipas tyre, kanë shkelur këto kufizime.
Deri më tani nuk ka informacione të detajuara për dëmet e shkaktuara, gjendjen e ekuipazheve apo viktima të mundshme.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




