UEFA dënon Anglinë për fyerjen e Papës dhe irlandezëve

UEFA dënon Anglinë për fyerjen e Papës dhe irlandezëve

UEFA dënon Anglinë për fyerjen e Papës dhe irlandezëve

Federata Angleze e Futbollit (FA) është gjobitur me 15,000 euro dhe i është ndaluar me kusht shitja e biletave për një ndeshje jashtë fushe për shkak të brohoritjeve që tifozët e Anglisë kënduan gjatë fitores së tyre ndaj Spanjës në Madrid.

Sponsor 3M Express

Sipas gazetës britanike The Guardian, ndalimi është i kushtëzuar për një periudhë dyvjeçare dhe UEFA e vendosi atë për shkak të sjelljes “raciste ose diskriminuese” nga tifozët në ndeshjen e Ligës së Kombeve që Anglia fitoi 3-2 në stadiumin Metropolitano të dielën.

Sipas gazetës Guardian, kënga kontroverse ishte ajo në të cilën tifozët fyen në mënyrë vulgare Papën dhe Ushtrinë e Republikës Irlandeze (IRA). Nëse Anglia ndëshkohet përsëri në dy vitet e ardhshme, tifozët e saj mund të ndalohen nga ndeshjet zyrtare jashtë fushe.

“Ne nuk do t’i tolerojmë këto thirrje të papranueshme dhe thellësisht ofenduese dhe do të bashkëpunojmë me policinë, e cila merr pjesë në të gjitha ndeshjet e Anglisë në shtëpi dhe jashtë fushe, për të identifikuar autorët dhe për të ndërmarrë veprimet e nevojshme”, ka thënë FA në njoftimin e tyre.

Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s deklaroi në vendimin e tij se ndalimi i shitjes së biletave për një ndeshje jashtë fushe u pezullua për një periudhë prove prej dy vitesh, duke llogaritur nga data e vendimit.

Kodi disiplinor i UEFA-s përcakton që një federatë ose klub, tifozët e të cilit ofendojnë dinjitetin njerëzor të një personi ose grupi për çfarëdo arsye, duke përfshirë ngjyrën e lëkurës, racën, fenë, origjinën etnike, gjininë ose orientimin seksual, do t’i nënshtrohet të paktën një gjobe dhe mbylljes së pjesshme të stadiumit ose ndalimit të shitjes së biletave për tifozët për ndeshjet jashtë fushe. /Telegrafi/

Lexo edhe

Ngordh hipopotami i famshëm Fiona, pësoi komplikime pasi gëlltiti një kapelë të hedhur nga vizitori

Ngordh hipopotami i famshëm Fiona, pësoi komplikime pasi gëlltiti një kapelë të hedhur nga vizitori

Kurti mbrëmë në Kuvend: Kosovarët jetojnë më mirë si qytetarë të Republikës sesa si banorë të komunave

Kurti mbrëmë në Kuvend: Kosovarët jetojnë më mirë si qytetarë të Republikës sesa si banorë të komunave

KRM “Ambienti” i drejtohet pesë komunave për intervenim në deponinë e mbeturinave në Sferkë të Thatë

KRM “Ambienti” i drejtohet pesë komunave për intervenim në deponinë e mbeturinave në Sferkë të Thatë