Udhëheqësi i opozitës izraelite kërkon ‘koalicion’ me partitë arabe për të rrëzuar Netanyahun nga pushteti

Udhëheqësi i opozitës izraelite kërkon ‘koalicion’ me partitë arabe për të rrëzuar Netanyahun nga pushteti

Udhëheqësi i opozitës izraelite kërkon ‘koalicion’ me partitë arabe për të rrëzuar Netanyahun nga pushteti

Yair Golan, kreu i partisë kryesore të krahut të majtë në Izrael, u bëri thirrje të mërkurën aleatëve të tij opozitarë që të bashkëpunojnë me partitë arabe për të larguar nga pushteti kryeministrin Benjamin Netanyahu, pasi rezultatet e pjesshme zgjedhore treguan se mbështetja e tyre do të jetë vendimtare për formimin e një koalicioni qeverisës.

Sponsor 3M Express

“Nuk duhet të pranojmë më ndarjen raciste të Netanyahut mes votave hebreje dhe atyre arabe”, shkroi ai në platformën X. “Ne kemi një përgjegjësi. Dhe kemi mundësinë të formojmë një qeveri ndryshimi, në partneritet me qytetarët arabë të Izraelit (izraelitët palestinezë)”.

Sipas mediave izraelite, blloku i kryeministrit Benjamin Netanyahu pritej të fitonte 54 vende në Knesset-in me 120 anëtarë – shtatë vende më pak se shumica e nevojshme për të qeverisur – kjo bazuar në numërimin e 72,4 për qind të votave në zgjedhjet parlamentare të Izraelit.

Blloku opozitar i udhëhequr nga Gadi Eisenkot pritej të siguronte 48 vende, ndërsa partitë kryesisht arabe pritej të fitonin 18 vende, sipas gazetës “Times of Israel”, e cila i referohet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, shkruan TrtWorld, përcjell Telegrafi.

Asnjëri nga blloqet kryesore nuk pritej të arrinte pragun prej 61 mandatesh, të nevojshme për një shumicë parlamentare.

Megjithatë, shuma e parashikuar e vendeve për bllokun e Eisenkot-it dhe partitë arabe mund ta kalojë këtë prag.

“Lista e Përbashkët” (Joint List), e përbërë kryesisht nga arabë, pritej të fitonte 12 vende, ndërsa “Lista e Bashkuar Arabe” (Ra’am) pritej të siguronte katër vende.

Sa u përket partive individuale, partia “Likud” e Netanyahut pritej të kryesonte me 28 vende, e ndjekur nga partia “Yashar” e Eisenkot-it me 21 vende.

Rezultatet mbeten të përkohshme dhe mund të ndryshojnë ndërsa vazhdon numërimi i votave. /Telegrafi/

Lexo edhe

Holanda tërhiqet nga Eurovisioni 2027 për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit

Holanda tërhiqet nga Eurovisioni 2027 për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit

Cikloni Arnab godet Indinë, evakuohen mbi 180 mijë njerëz

Cikloni Arnab godet Indinë, evakuohen mbi 180 mijë njerëz

Spanja në zi, pezullohen 24 ndeshje të Kupës së Mbretit

Spanja në zi, pezullohen 24 ndeshje të Kupës së Mbretit

Udhëheqësi i opozitës izraelite kërkon ‘koalicion’ me partitë arabe për të rrëzuar Netanyahun nga pushteti | Momenti