U shtir si polic e bankier, zhvati mijëra franga nga të moshuarit – 27 vjeçari nga Kosova përfundon në pranga

Një skemë e mirëorganizuar mashtrimi telefonik ka dështuar në momentin e fundit në Lucern të Zvicrës, duke përfunduar me arrestimin në flagrancë të një 27-vjeçari nga Kosova, me vendbanim në Gjermani.

Sponsor 3M Express

Gjithçka ndodhi pasditen e së enjtes, më 12 nëntor, kur alarmi u ngrit nga vetë zyrtarët e një banke, të cilëve u ra në sy tërheqja e një shume të majme prej disa mijëra frangash zvicerane nga një grua e moshuar. Duke dyshuar se diçka nuk shkonte, stafi i bankës njoftoi menjëherë policinë, shkruajnë mediat zvicerane trasnmeton Sinjali.

Pas hetimeve të shpejta, u zbulua se gruaja dhe bashkëshorti i saj ishin bërë pre e mashtruesve telefonikë. Këta të fundit i kishin kontaktuar disa herë viktimat, duke u prezantuar rrejshëm si punonjës banke dhe zyrtarë policorë. Përmes mashtrimeve dhe informacioneve të rreme, ata kishin arritur t’ua merrnin të moshuarve të dhënat e tyre bankare në internet, e më pas i kishin bindur që t’i tërhiqnin paratë nga llogaria për t’ua dorëzuar fizikisht.

Kurthi i policisë dhe prangat në vendngjarje

Pasi mori sinjalin nga banka, Policia e Lucernit vuri nën vëzhgim të rreptë lëvizjet e gruas dhe momentin e dorëzimit të parave.

Plani funksionoi me saktësi: në çastin kur 27-vjeçari nga Kosova u afrua dhe mori shumën e parave nga viktima, efektivët e policisë ndërhynë duke e kapur në flagrancë dhe duke i vënë prangat në vendngjarje.

Autoritetet zvicerane po vijojnë hetimet për të zbuluar nëse pas këtij rasti fshihen edhe persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet mashtrimesh.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Albin Kurti emëron shef kabineti vëllain e një të akuzuari për fajde

Albin Kurti emëron shef kabineti vëllain e një të akuzuari për fajde

Arlinda – Nichit: Ty veç fëmijët të dojnë!

Arlinda – Nichit: Ty veç fëmijët të dojnë!

Maqedonci kërkon njohjen e Kosovës nga Ukraina

Maqedonci kërkon njohjen e Kosovës nga Ukraina