Kombëtarja e Gjermanisë ka përfunduar në vendin e parë në grup, pas fitores bindëse 5-0 ndaj Holandës, në një ndeshje ku shkëlqeu Brajan Gruda, me një gol dhe dy asistime.

Gjermanët e dominuan përballjen dhe kaluan në epërsi në minutën e 41-të, kur Derry Scherhant realizoi pas asistimit të Joshua Kimmich.
Në pjesën e dytë, Florian Wirtz dyfishoi shifrat në minutën e 60-të, ndërsa Nico Schlotterbeck shënoi për 3-0 pesë minuta më vonë, pas asistimit nga goditja e lirë e Grudës.
Ylli i ndeshjes, Brajan Gruda, ishte protagonist edhe në golin e katërt, duke asistuar për Wirtz në minutën e 71-të.
Vetëm gjashtë minuta më vonë, mesfushori ofensiv e vulosi paraqitjen fantastike me golin e pestë të Gjermanisë, pas një topi të kthyer brenda zonës.
Në ndeshjen tjetër të grupit, Greqia mposhti Serbinë me rezultat 1-0. Golin e vetëm të takimit e realizoi Georgios Masouras në minutën e 69-të, pas asistimit të Vangelis Pavlidis.
Kështu, pas përfundimit të ndeshjeve, Gjermania, Holanda dhe Greqia kanë nga 11 pikë, ndërsa Serbia mbetet në kuotën zero. Gjermania e mbyll në krye, ndërsa tri përfaqësueset e tjera përfundojnë me pikë të barabarta. /Telegrafi/





