Gjendja shëndetësore e ushtarit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, i cili dyshohet se është lënduar nga shpërthimi i municionit brenda armës në Babaj të Bokës, është stabile.

Kështu kanë konfirmuar nga QKUK për Klan Kosova.
Pjesëtari i FSK-së fillimisht ishte dërguar në Spitalin Rajonal të Gjakovës, ndërsa më pas është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku i janë kryer ekzaminimet e nevojshme.
Pas vlerësimit mjekësor, është bërë e ditur se ai do të transferohet në Klinikën e Ortopedisë për trajtim të mëtejmë./Klankosova.tv





