Tyson Fury merr lejen mjekësore, dueli me Anthony Joshuan mund të zhvillohet

Tyson Fury merr lejen mjekësore, dueli me Anthony Joshuan mund të zhvillohet

Tyson Fury merr lejen mjekësore, dueli me Anthony Joshuan mund të zhvillohet

Tyson Fury ka marrë dritën jeshile nga mjekët për t’u ngjitur në ring ndaj Anthony Joshuas, në një prej dueleve më të mëdha të boksit britanik.

Sponsor 3M Express

Përballja e shumëpritur mes dy boksierëve britanikë, e planifikuar të zhvillohet më 11 dhjetor në stadiumin “Principality” në Cardiff, ishte vënë në pikëpyetje pas pretendimeve se Fury vuante nga skizofrenia.

Megjithatë, pas një rishikimi të përshpejtuar mjekësor, sekretari i përgjithshëm i Bordit Britanik të Kontrollit të Boksit, Robert Smith, konfirmoi se dokumentacioni mjekësor i boksierit është në rregull.

“Të gjitha kontrollet mjekësore të përditësuara janë të kënaqshme dhe promotorët janë njoftuar këtë mëngjes”, deklaroi Smith.

Çështja mori vëmendje të madhe pas një dokumentari të Netflixit, ku bashkëshortja e Furyt, Paris, kishte përmendur skizofreninë gjatë diskutimit për gjendjen e tij mendore. Ajo më vonë sqaroi se boksieri nuk e ka këtë diagnozë dhe se nuk është diagnostikuar asnjëherë me këtë sëmundje.

Netflix konfirmoi se pjesa përkatëse është larguar nga dokumentari pas informacioneve të reja të pranuara nga familja Fury.

Ndërkohë, përballja me Joshuan pritet të jetë një ngjarje gjigante edhe në aspektin financiar, me dy boksierët që raportohet se mund të përfitojnë së bashku rreth 150 milionë dollarë.

Dueli pritet të transmetohet nga Netflixi, ndërsa fillimi është planifikuar në orët e para të mëngjesit sipas kohës britanike, për t’iu përshtatur audiencës amerikane.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

A e dini si lindi emërtimi “Black Friday”?

A e dini si lindi emërtimi “Black Friday”?

Zbulohet pllaka përkujtimore në Llaushë, në prag të 29-vjetorit të daljes publike të UÇK-së

Zbulohet pllaka përkujtimore në Llaushë, në prag të 29-vjetorit të daljes publike të UÇK-së