Trump, Putin dhe Xi mbajnë samit historik, publikojnë deklaratë për paqen por nuk arrijnë marrëveshje për armët bërthamore

Presidenti amerikan, Donald Trump, ai rus, Vladimir Putin, dhe presidenti kinez, Xi Jinping, kanë zhvilluar një takim historik trepalësh në qytetin Shenzhen të Kinës, ku kanë publikuar një deklaratë të përbashkët për paqen dhe rreziqet bërthamore.

Sponsor 3M Express

Sipas Reuters, në deklaratën e publikuar të enjten, tre liderët riafirmuan se një luftë bërthamore nuk duhet të zhvillohet kurrë dhe u zotuan për dialog lidhur me rreziqet që paraqesin armët bërthamore.

Takimi, që mblodhi për herë të parë në një format të tillë liderët e tri fuqive më të mëdha bërthamore në botë, u zhvillua në kuadër të një samiti treditor në Shenzhen.

Megjithatë, pavarësisht rëndësisë së takimit, palët nuk njoftuan ndonjë plan konkret apo afat kohor për nisjen e negociatave për kontrollin e armëve bërthamore, një prej objektivave që Trump kishte kërkuar ta vendoste në qendër të diskutimeve.

Deklarata përfshiu gjithashtu zotime për dialog mbi reformimin e Kombeve të Bashkuara, furnizimet me karburante dhe imunitetin e zyrtarëve shtetërorë në gjykatat ndërkombëtare.

Ndërkaq, lufta e Rusisë në Ukrainë dhe konflikti i SHBA-së me Iranin nuk u përmendën në dokumentin e përbashkët, pavarësisht se këto ishin ndër çështjet kryesore që kishin shoqëruar përgatitjet për takimin.

Trump e cilësoi samitin si historik, ndërsa Putin dhe Xi e paraqitën bashkëpunimin mes fuqive të mëdha si të rëndësishëm për stabilitetin ndërkombëtar.

Takimi ka nxitur gjithashtu shqetësime te aleatët evropianë, të cilët druhen se vendimet për çështje të rëndësishme ndërkombëtare mund të merren pa përfshirjen e tyre.

Në Berlin, liderët evropianë riafirmuan mbështetjen për Ukrainën dhe kundërshtuan mundësinë që kushtet e paqes të vendosen pa pjesëmarrjen e Kievit dhe Evropës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Rasti i Arlindës: Komisioni interviston drejtoreshën e Mirëqenies Sociale

Rasti i Arlindës: Komisioni interviston drejtoreshën e Mirëqenies Sociale

Gjashtë nënoficerë të FSK-së përfundojnë me sukses trajnimet profesionale në Shqipëri

Gjashtë nënoficerë të FSK-së përfundojnë me sukses trajnimet profesionale në Shqipëri

“Kanceri i mushkërive në shumë raste mund të trajtohet me ndërhyrje kirurgjike” (VIDEO)

“Kanceri i mushkërive në shumë raste mund të trajtohet me ndërhyrje kirurgjike” (VIDEO)