“Kanceri i mushkërive në shumë raste mund të trajtohet me ndërhyrje kirurgjike” (VIDEO)

“Kanceri i mushkërive në shumë raste mund të trajtohet me ndërhyrje kirurgjike” (VIDEO)

“Kanceri i mushkërive në shumë raste mund të trajtohet me ndërhyrje kirurgjike” (VIDEO)

Kirurgu torakal, Erkan Kaba, ka folur për zhvillimet në trajtimin e kancerit të mushkërive, mundësitë e shërimit përmes ndërhyrjeve kirurgjike dhe avancimet në kirurgjinë robotike.

Sponsor 3M Express

I ftuar në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, Kaba tha se trajtimi i kancerit të mushkërive është një fushë që po zhvillohet vazhdimisht, me metoda dhe mundësi të reja terapeutike.

Ai theksoi se, sikurse te sëmundjet e tjera kronike, edhe trajtimi i kësaj sëmundjeje mund të bëhet përmes kirurgjisë, medikamenteve dhe metodave të tjera mjekësore.

Kaba nënvizoi se shumë raste të kancerit të mushkërive mund të trajtohen me sukses përmes ndërhyrjeve kirurgjike.

“…Kanceri i mushkërive është një fushë që ka zhvillime në baza të përditshme… Trajtimi si në sëmundjet e tjera kronike bëhet me kirurgji, me medikamente dhe me mënyra të tjera…Shumë sëmundje të kancerit të mushkërive mund të shërohen me ndërhyrje kirurgjike dhe mund të trajtohen me të” – theksoi mes tjerash ai.

Gjatë intervistës, kirurgu torakal foli edhe për kirurgjinë robotike, si një nga zhvillimet e rëndësishme në fushën e kirurgjisë moderne.

Për më shumë:

Lexo edhe

Rasti i Arlinda Zekajt: Komisioni Hetimor interviston drejtoreshën e Mirëqenies Sociale

Rasti i Arlinda Zekajt: Komisioni Hetimor interviston drejtoreshën e Mirëqenies Sociale

Katër përfundimet nga takimi historik mes Trumpit, Xi-së dhe Putinit

Katër përfundimet nga takimi historik mes Trumpit, Xi-së dhe Putinit

18 artistë kosovarë kryejnë praktika kulturore në Vjenë

18 artistë kosovarë kryejnë praktika kulturore në Vjenë