Liderët e SHBA-së, Rusisë dhe Kinës, Donald Trump, Vladimir Putin dhe Xi Jinping, pritet të marrin pjesë në samitin e APEC-ut, që do të mbahet më 18 dhe 19 nëntor në qytetin Shenzhen të Kinës.

Në fokus të takimit do të jenë marrëdhëniet tregtare, tensionet gjeopolitike, lufta në Ukrainë, situata në Tajvan dhe siguria ekonomike globale, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Samiti zhvillohet në një kohë tensionesh mes fuqive të mëdha, ndërsa prania e tre liderëve pritet t’i japë takimit rëndësi të veçantë diplomatike.
APEC përbëhet nga 21 ekonomi dhe përfaqëson një pjesë të konsiderueshme të tregtisë dhe ekonomisë botërore.





