Trump në takimin historik me Putinin dhe Xi-në: Asnjëherë nuk është arritur paqe duke refuzuar dialogun

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se liderët e Shteteve të Bashkuara, Kinës dhe Rusisë kanë përgjegjësi të veçantë për të ruajtur dialogun produktiv, duke theksuar se paqja nuk mund të arrihet duke refuzuar mundësitë për bisedime.

Sponsor 3M Express

Këto deklarata Trump i bëri gjatë fjalës së tij në hapje të takimit të parë trepalësh mes tij, presidentit rus, Vladimir Putin, dhe liderit kinez, Xi Jinping, që po zhvillohet në Shenzhen të Kinës.

Trump ka thënë se tre liderët kanë “shumë për të diskutuar”, ndërsa ka shtuar se ata “kanë diskutuar tashmë shumë”.

“Shumë shpesh udhëheqësit e mëparshëm kanë shmangur të flasin me kombet me të cilat kanë pasur mosmarrëveshje”, ka deklaruar Trumpi duke shtuar se “Ne ndiejmë të kundërtën”.

“Asnjëherë nuk është arritur paqe duke refuzuar mundësitë për dialog”, ka shtuar ai.

Më tej, presidenti amerikan ka thënë se është “i kënaqur” që i është dhënë mundësia për takimin e parë trepalësh mes SHBA-së, Kinës dhe Rusisë, duke vlerësuar se liderët po “vërtet po bëjnë histori”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

“Nuk ruante dosjet mjekësore të kandidatëve për leje armësh” – Inspektorati Shëndetësor gjobit Spitalin e Prizrenit që udhëhiqet nga Osman Hajdari

“Nuk ruante dosjet mjekësore të kandidatëve për leje armësh” – Inspektorati Shëndetësor gjobit Spitalin e Prizrenit që udhëhiqet nga Osman Hajdari

Shifrat nuk janë në favor të Pochettinos para duelit me Liverpoolin

Shifrat nuk janë në favor të Pochettinos para duelit me Liverpoolin

“Liza” dhe “Rrumqi” dënohen me nga 18 vjet burgim për vrasjen e Triumf Rizës

“Liza” dhe “Rrumqi” dënohen me nga 18 vjet burgim për vrasjen e Triumf Rizës

Trump në takimin historik me Putinin dhe Xi-në: Asnjëherë nuk është arritur paqe duke refuzuar dialogun | Momenti