QKUK-ja nis aksionin për lirimin e oborrit, objektet pa leje dhe lokalet e uzurpuara do të rrënohen

QKUK-ja nis aksionin për lirimin e oborrit, objektet pa leje dhe lokalet e uzurpuara do të rrënohen

QKUK-ja nis aksionin për lirimin e oborrit, objektet pa leje dhe lokalet e uzurpuara do të rrënohen

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka përfunduar verifikimin e pronësisë së hapësirave në oborrin e saj dhe së shpejti pritet të nisë lirimi i pronave publike nga uzurpimet, përfshirë edhe rrënimin e objekteve të ndërtuara pa leje.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të QKUK-së, komisioni i posaçëm, i formuar në mars të këtij viti, ka realizuar verifikimin e gjendjes pronësore në bashkëpunim me Drejtorinë e Kadastrit të Komunës së Prishtinës.

Procesi është zhvilluar përmes analizimit të ortofotove dhe planeve kadastrale, ndërsa të dhënat zyrtare kanë dëshmuar se brenda oborrit të QKUK-së nuk figuron asnjë pronë private.

Në kuadër të këtij procesi, QKUK-ja u ka dërguar dy njoftime zyrtare shfrytëzuesve të lokaleve afariste dhe kioskave, duke u kërkuar që të dëshmojnë bazën ligjore për shfrytëzimin e hapësirave.

Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk ka paraqitur certifikatë pronësie apo dëshmi se objekti ndodhet në proces të legalizimit. Ndër dokumentet e dorëzuara janë evidentuar kontrata të skaduara dhe aktvendime që nuk janë të regjistruara në kadastër.

Konstatimet e QKUK-së janë mbështetur edhe nga Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), i cili gjatë inspektimeve të zhvilluara ditëve të fundit ka verifikuar gjendjen në terren.

Pas konfirmimeve nga kadastri dhe rekomandimeve të Inspektoratit Komunal dhe atij të MMPHI-së, menaxhmenti i QKUK-së ka bërë të ditur se tashmë i ka në dispozicion instrumentet e nevojshme ligjore për të ndërmarrë veprimet për lirimin e hapësirave.

Përmes këtij aksioni, synohet që hapësirat publike të uzurpuara prej vitesh t’u kthehen qytetarëve dhe pacientëve që marrin shërbime në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Begaj kërkon përfshirjen e Kosovës në iniciativat rajonale të sigurisë, mbështet edhe anëtarësimin e saj në NATO

Begaj kërkon përfshirjen e Kosovës në iniciativat rajonale të sigurisë, mbështet edhe anëtarësimin e saj në NATO

Nga 18 vjet burgim për dy të akuzuarit për vrasjen e policit Triumf Riza

Nga 18 vjet burgim për dy të akuzuarit për vrasjen e policit Triumf Riza

Ferizaj triumfon në derbin ndaj Prishtinës së Re, barazohet me pikë në krye të tabelës

Ferizaj triumfon në derbin ndaj Prishtinës së Re, barazohet me pikë në krye të tabelës