Trump: Irani do të paguajë çmim të paparë nëse sulmon Uashingtonin me “bombë të pistë”

Trump: Irani do të paguajë çmim të paparë nëse sulmon Uashingtonin me “bombë të pistë”

Trump: Irani do të paguajë çmim të paparë nëse sulmon Uashingtonin me “bombë të pistë”

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar Iranin për pasoja të rënda në rast se Teherani realizon ndonjë sulm me të ashtuquajturën “bombë të pistë” në Washington. Paralajmërimi vjen pas raportimeve të CNN-it se inteligjenca amerikane ka siguruar informacione për plane të mundshme iraniane për një sulm të tillë.

Sponsor 3M Express

Administrata amerikane duket se po i merr seriozisht këto informacione. Si Trump, ashtu edhe sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare, Markwayne Mullin, kanë paralajmëruar për reagim të ashpër në rast të një sulmi. Megjithatë, Mullin ka sqaruar se informacionet nuk janë të reja, duke theksuar se Irani ka “ambicie të mëdha” në këtë drejtim.

Duke folur para gazetarëve në Filipine, Trump ka deklaruar se Irani do të përballet me pasoja të papara nëse shënjestron anëtarë të administratës së tij në kryeqytetin amerikan me një “bombë të pistë” ose armë kimike.

“Do të paguajë një çmim që asnjë vend nuk e ka paguar ndonjëherë më parë”, ka paralajmëruar presidenti amerikan.

Ndërkohë, Mullin ka shkuar edhe më tej, duke paralajmëruar se një sulm i tillë do të mund të shkaktonte një luftë të gjithanshme mes dy vendeve.

“Nëse do të sulmonit njërin prej qyteteve tona ose Washingtonin, do të shkaktonit një luftë të gjithanshme. Kjo do të thotë se ne do t’i përdornim të gjitha burimet tona, jo vetëm ato ajrore, por të gjitha kapacitetet, për të ndërhyrë dhe për t’ju shkatërruar”, ka thënë Mullin në një intervistë për CNBC.

Megjithatë, sipas burimeve të CNN-it, planet e mundshme të Iranit aktualisht vlerësohen më shumë si përpjekje për të krijuar mundësi veprimi sesa si dëshmi se Teherani ka vendosur të ndërmarrë një sulm të vërtetë.

Pavarësisht kësaj, zyrtarët amerikanë i kanë cilësuar këto informacione si shqetësuese, pasi ato mund të tregojnë gatishmërinë e Iranit për ta përshkallëzuar situatën. Kjo vjen në një kohë kur vendi po përballet me presion të madh nga sulmet e vazhdueshme ushtarake amerikane dhe bllokada e rëndë ekonomike, të cilën zyrtarë të lartë të administratës Trump e kanë përshkruar si “shkatërruese”.

“Bomba e pistë” është një pajisje shpërthyese që përdor eksplozivë të zakonshëm, si dinamiti, për të shpërndarë materiale radioaktive në ajër dhe në një zonë të caktuar. Ndryshe nga arma bërthamore, ajo nuk shkakton shpërthim bërthamor, por synon përhapjen e ndotjes radioaktive.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Apple përballet me ndërprerje të gjerë, probleme me App Store, Apple Music dhe iCloud

Apple përballet me ndërprerje të gjerë, probleme me App Store, Apple Music dhe iCloud

Pitja me mish që del gjithmonë e shijshme: Tre përbërës që ia përmirësojnë shijen dhe butësinë

Pitja me mish që del gjithmonë e shijshme: Tre përbërës që ia përmirësojnë shijen dhe butësinë

Publikohet formacioni zyrtar i ‘Dardanëve’, ndryshime në disa reparte

Publikohet formacioni zyrtar i ‘Dardanëve’, ndryshime në disa reparte